Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta- Crvenkovski: Nivel I Larte I Marredhenieve Mes Te Dy Vendeve
English

Meta- Crvenkovski: Nivel I Larte I Marredhenieve Mes Te Dy Vendeve

TIRANE, 29 Korrik/ATSH/. - Niveli i marredhenieve mes Shqiperise dhe Maqedonise eshte i larte, deklaroi zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, gjate takimit qe zhvilloi me Kryetarin e Partisë Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), z. Branko Crvenkovski. Sipas Zyres se Shtypit te Ministrise se Jashtme, gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve, zhvillimeve në rajon dhe mbi proceset integruese euro-atlantike. Duke vënë në dukje nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shkallën në rritje të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, Meta theksoi se Shqipëria ka vlerësuar gjithnjë se stabiliteti i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen e përbashkët se, opozita si një institucion i rëndësishëm i jetës politike në vend, mbart përgjegjësinë e saj për zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin e vendit, për marrëdhëniet me fqinjët, si dhe për objektivat strategjike të proceseve integruese. Në këtë kuadër, u theksua gjithashtu se është përgjegjësi e të gjitha institucioneve dhe faktorëve relevantë, të japin kontributin e tyre në dobi të ecurisë së reformave, me qëllim që fryma e zhvillimeve të brendshme në vendet tona të mos bëhet pengesë për proceset integruese. Gjatë takimit, u shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet në rajon. Të dy bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se siguria dhe stabiliteti në rajon janë në konsolidim dhe se një rajon në paqe, në mirëkuptim dhe bashkëpunim në rritje, ofron garanci për perspektivat e përbashkëta integruese euro-atlantike. /a.ke/
KOMENTE