Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Jemi Kundër Ndryshimit Të Kufijve
English

Meta: Jemi Kundër Ndryshimit Të Kufijve

- Intervistë e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhënë Radios BBC Albanian në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Maqedoni - TIRANE, 29 Korrik /ATSH/ - "Dy vendet kanë vizion të njëjtë përsa i përket integrimit të plotë euroatlantik të tyre", tha në përfundim të vizitës zyrtare dy-ditore në Maqedoni, zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta në një intervistë dhënë BBC-së. Meta paralajmëroi intensifikimin e punimeve nga të dyja palët për zbatimin e projektit të Korridorit të Tetë, ndërkohë që theksoi se shpreson që autoritetet maqedonase do të zbatojnë në tërësi Marrëveshjen e Ohrit. Duke dhënë një vlerësim në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni, Meta tha se këto marrëdhënie janë solide e të konsoliduara tashmë prej dy dekadash, janë marrëdhënie të vendeve që ndajnë të njëjtin vizion dhe aspiratë për të qenë me të drejta të plota, pjesë e komunitetit euroatlantik. "Në këtë drejtim, marrëdhëniet tona shënojnë progres të vazhdueshëm. Kemi rënë dakord për të konkretizuar drejtimet tjera të këtyre marrëdhënieve në mënyrë që të shtohen më tej shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, por njëkohësisht të modernizohet më shumë infrastruktura që bashkon dy vendet, por dhe infrastruktura midis dy vendeve që ka një funksion më të rëndësishëm rajonal", tha Meta. Ai theksoi se gjatë vizitës në Maqedoni, bisedoi në lidhje me Korridorin e Tetë që lidh edhe Maqedoninë me Shqipërinë. "Kemi marrë angazhime të rëndësishme në mënyrë që të konkretizohen disa elementë të rëndësishëm që nga ndërlidhja hekurudhore midis dy vendeve, e cila mungon, e deri tek aspekte të tjera të këtij korridori për të cilat kemi rënë dakord që të forcojmë bashkëpunimin edhe me Italinë, Bullgarinë dhe me vendet tjera", u shpreh Meta. Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta është shprehur edhe në lidhje me çështjen territoriale. "Ende dëgjohen zëra për ndryshime kufijsh, shkëmbime territoresh, pavarësisht se janë të izoluar dhe nuk e dominojnë klimën e përgjithshme pro-evropiane që ekziston në rajonin tonë, prandaj kemi ritheksuar se prioritet i vendeve të rajonit tonë nuk mund të jetë kurrsesi ndryshimi i kufijve, por heqja e tyre, heqja e barrierave që pengojnë bashkimin e njerëzve, bashkimin e popujve dhe njëkohësisht bashkimin me Europën", tha ai. Në fund Zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u shpreh edhe mbi marrëveshjen e Ohrit dhe zbatimin e saj. "Ne besojmë se Marrëveshja e Ohrit ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e situatës politike në Maqedoni dhe në progresin që ajo ka bërë gjatë këtyre gati nëntë viteve drejt NATO-s dhe BE-së. Natyrisht, unë kam theksuar se është e rëndësishme të kemi një zbatim të plotë dhe efikas të kësaj marrëveshje dhe ne besojmë dhe dëshirojmë që të shikojmë një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë midis forcave politike shqiptare dhe autoriteteve maqedonase në mënyrë që kjo marrëveshje të respektohet dhe të implementohet në mënyrë rigoroze", përfundoi intervistën e tij për BBC-në, Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta. /gj.m//n.m/
KOMENTE