Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mppt: Fushate Sensibilizuese Kunder Aksidenteve Rrugore
English

Mppt: Fushate Sensibilizuese Kunder Aksidenteve Rrugore

TIRANE 29 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve nisi të enjten në Tiranë një fushatë sensibilizuese të qyetarëve për të ulur numrin e aksidenteve. Sipas burimeve zyrtare të MPPT-së, fushata do të vijojë në gjithë vendin. Duke u bërë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit, përfaqësues të ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve thanë që ky eshte një detyrim për të gjithë shoferët në mënyrë që rrugët të mos bëhen më pre e aksidenteve fatale të shoqëruara me dhjetra viktima, sidomos gjatë sezonit veror, kur edhe kthehn me mijëra emigrantë në Shqipëri. Rritja e numrit të aksidenteve në rrugë, si dhe masat e ulëta administrative për të gjithë kundravajtësit që qarkullojnë mbi limitin e lejuar të shpejtësisë, e ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime në ligjin "Për Kodin Rrugor". Në bazë të ndryshimeve të propozuara, të gjithë drejtuesit e mjeteve, që kalojnë kufijtë e shpejtësisë, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, do të ndëshkohen administrativisht me gjobë nga dhjetë deri në dyzet mijë lekë. Vetëm gjatë vitit 2009 numri i aksidenteve rrugore shënon 1316 të tilla, e cila krahasuar me vitin 2008, është rritur me 220, ndërsa dy vite më parë ishin regjistruar vetëm 1096 aksidente. Sipas statistikave të Policisë Shtetit, si pasojë e aksidenteve gjatë vitit 2009 kanë vdekur 334. Krahasuar këto shifra me vitin 2008, rezulton se ka një rritje të ndjeshme. Në vitin 2008, nga aksidentet rrugore kanë vdekur 270 persona dhe 1142 persona të plagosur, shifër që tregon se për një vit, viktimat janë 64 persona më shumë, ndërsa të plagosur janë 167 persona më shumë./ch/
KOMENTE