Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opinione/Juristët Interpretojnë Ngërçin Në Gjykatën Kushtetuese
English

Opinione/Juristët Interpretojnë "Ngërçin" Në Gjykatën Kushtetuese

E TIRANË, 29 Korrik/ATSH, A.Gegvataj/- Përfundimi i mandatit 3-vjeçar të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, ka nxitur debate mes mazhorancës dhe institucionit të Presidencës për zëvëndësimin e tij. Në nenin numër 7 të ligjit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se "Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh, me të drejtë riemërimi brenda mandatit të gjyqtarit". Ngërçi i krijuar aktualisht në Gjykatën Kushtetuese me përfundimin e mandatit të 4 anëtarëve dhe kryetarit të kësaj gjykate, ka krijuar përplasje mes mazhorancës dhe Presidencës, veçanërisht për emërimin e kryetarit. Ish-ministri i drejtësisë dhe deputet i PD-së, Enkelejd Alibeaj, deklaroi në një prononcim për mediat se "ligji bazë që rregullon historinë e fillimit dhe kohëzgjatjes dhe mbarimit të mandatit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, rregullohet nga ligji organik i saj". Alibeaj saktëson se "ky ligj parashikon që kryetari zgjidhet me propozim të Presidentit dhe pëlqim të Kuvendit, që zgjat për një afat tre vjeçar". Por, sipas tij, "ky parashikim ligjor duhet parë edhe kontekstin tjetër, pasi trupi gjykues përbëhet gjithmonë nga 9 anëtarë dhe janë të gjitha mundësitë që brënda kësaj hapësire, njëri prej tyre të zgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese". Në situatën në të cilën ndodhet aktualisht Gjykata Kushtetuese, ku nga 9 anëtarë, 4 prej tyre u ka përfunduar mandati, për Alibeajn "do të duhej të procedohej me tendizëm të plotë brenda 3-vjeçarit në zgjedhjen e anëtarit, i cili do të jetë dhe kryetari i Gjykatës". Ish-ministri i Drejtësisë nënvizon se "çdo lloj tejkalimi, shkakton një impauzë në punën e veprimtarisë së gjykatës, impauzë, e cila do të vërtetohej nëse do të kishte kërkesa në këtë gjykatë". Ai shton se "veprimtaria e punës së Gjykatës nuk mund të vihet vihet në lëvizje pasi është kompetencë vetëm e Kryetarit". Alibeaj e cilëson këtë moment si "një ngërç që duhej të ishte zgjidhur në rastin konkret", kur mandati 3 vjeçar i njërit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar që në datën 3 qershor. Ndërsa konstitucionalisti Luan Omari e interpreton këtë ligj, duke iu referuar atij të organikës së Gjykatës Kushtetuese. Ai shprehet se "pa kryetar juridik, puna në Kushtetuese mund të quhet e bllokuar sikurse vetëm me 5 anëtarë dhe pa kryetar". "Ne fakt, bllokohet pa kryetar. Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese parashikon që kryetari i saj duhet zëvendësuar, nuk parashikon se ai qëndron në detyrë derisa të zëvendësohet", thotë konstitucionalisti Luan Omari. Ndërsa lidhur me mbarimin e mandatit të 4 anëtarëve të tjerë, Omari nënvizon se "ata rrijnë në detyrë deri sa të zëvendësohen". /n.m/
KOMENTE