Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria: 5 Persona Në Hetim, Dyshohen Për Abuzime Me Pagesat E Te Papuneve
English

Prokuroria: 5 Persona Në Hetim, Dyshohen Për Abuzime Me Pagesat E Te Papuneve

TIRANË, 29 Korrik/ATSH/ - Pesë ish-punonjës në Zyrën Vendore të Punësimit në Kurbin, Postës dhe Zyrës Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Lezhë janë marrë në hetim nga Prokuroria e Kurbinit si të dyshuar për abuzime lidhur me ndihmën ekonomike për të papunët. Lajmi u bë i ditur sot nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme që konfirmuan realizimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasve: Gentjan Rukaj, ish- Drejtor i Zyrës Vendore të Punësimit në Kurbin, Mirjeta Frrokaj e Bledar Cufaj, ish- specialistë shërbimeve në këtë Zyrë, Gjon Sefgjinaj punonjës në postën e Laçit dhe Klaudiana Rasha, arkiviste në Zyrën Rajonale të sigurimeve shoqërore në Lezhë, me akuzat "vjedhje duke shpërdoruar detyrën", në bashkëpunim, "shpërdorim detyre", "falsifikim dokumentesh si dhe të akteve te gjendjes civile". Hetimet ndaj tyre kanë nisur kryesisht nga Prokuroria e Kurbinit që në Gusht, 2009, pasi administrimit të disa të dhënave për disa shkelje në Zyrën Vendore të Punësimit në Kurbin, të publikuara në media. Sipas prokurorisë së Kurbinit, të pandehurit në bashkëpunim me njeri-tjetrin në periudhen kohore 2008 - 2009 kur ishin në detyrë, kishin krijuar 85 dosje fiktive, për persona që nuk ekzistojnë, që nuk kanë paraqitur kërkesa për perfitim të pagesës së papunësisë. Prokuroria e Kurbinit pretendon se ka hedhur dritë mbi këtë abuzim, duke zbardhur skemën e tij që niste me përgatitjen e dosjeve fiktive, xhirimin e deri te përfitimi i lekëve, të cilat shpërndaheshin në zyrat e Postës së Lacit. Pjesë e abuzimit ishte edhe administrimi në arshivën në Zyrën e Sigurimeve Shoqërore i listës së personave, dosjet e të cilëve ishin fiktive, sikur gjoja ishin të siguruar më parë pranë disa firmave që ushtrojnë aktivitete të ndryshme. "Deri tani eshte provuar se personat e mesiperm i kane shkaktuar nje dem ekonomik shtetit ne shumen prej 6 milionë lekë të reja të përfituara nga ana e tyre", sqaruan burimet zyrtare të Prokurorisë. Nga të njëjtat burime mësohet se, në 2009 ne Zyrën Vendore të Punësimit në Kurbin u ushtrua nje auditim nga Zyra Kombetare e Punësimit që, konstatoi shkelje te ndryeshme. Por prej saj kallezimi u bë disa muaj pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqesore Kurbin kishte filluar hetimet mbi keta persona. Ndërkaq, para dy ditësh Gjykata e Kurbinit me kërkesë të Prokurorisë caktoi masën e sigurisë së arrestit me burg për katër prej të pandehurve, ndërsa për njërin prej tyre, masen e arrestit në shtepi. Bëhet e ditur se hetimet per kete çeshtje vazhdojne dhe janë perqendruar edhe te persona te tjere qe dyshohet se kane falsifikuar dokumente dhe akte, që jane perdorur per keto abuzime./a.m/ch/
KOMENTE