English

Ps: Ulja E Normës Së Interesit Pa Efekt Pozitiv Në Ekonomi

TIRANË, 29 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste (PS) e konsideroi sot vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës së interesit me 0.25%, "një masë të vonuar dhe pa efekte pozitive në ekonomi". Në një deklaratë për mediat, deputetja e PS-së, Mimi Kodheli tha se "ulja e normës së interesit që lajmëroi guvernatori është jo vetëm shumë e vonuar, por nuk asnjë gjasë të ndikojë në përmirësimin e situatës ekonomike". Sipas Kodhelit "kriza e ka vënë poshtë vendin dhe e ka lënë prapa qeverinë, e cila nuk e ndjek dot ritmin e përshpejtuar të krizës, sepse kërkon ta fshehë atë, ndërkohë që vetëm grabit e dëmton për interesat e oborrit të pushtetit". "Pa transparencë për zgjedhjet, ekonominë, qeverisjen, nuk asnjë gjasë të ketë demokraci funksionale, zhvillim, mirëqenie dhe shtet të së drejtës", përfundoi deklaratën e saj deputetja e PS-së, njëkohësisht nënkryetare e komisionit parlamentar të Ekonomisë. Dje Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë bëri publike uljen me 0,25% të normës së interesit, një masë që sipas saj synon të stimulojë ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vend./a.s/
KOMENTE