English

Rama takon sot krerët e PS në rrethe

Tiranë, 29 korrik, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka parashikuar të zhvillojë sot një takim me krerët e degëve në rrethe të kësaj force politike.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë selisë rozë, sipas të cilave, takimi që pritet të nisë pas pak, zhvillohet vetëm pak ditë pas zgjedhjes së krerëve të socialistëve në të 36 rrethet e vendit.

Sikundër mësohet se kryesocialisti Rama i ka thirrur në takim kryetarët e degëve në rrethe për t'i njohur ata me zhvillimet politike, por edhe me iniciativat që kjo forcë politike do të marrë në ditët në vijim.... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE