Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Bashkia Kunder Ekonomise Informale Te Biznesit
English

Shkoder: Bashkia Kunder Ekonomise Informale Te Biznesit

SHKODËR, 29 Korrik/ATSH-G. Marku/- Strukturat e Bashkisë së Shkodrës pasi kontrolluan sot 18 subjekte tregtare kundër ekonomisë informale, bllokuan 7 prej tyre deri ne shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit. Nënkryetari i Bashkisë, Ridvan Trashani tha sot për ATSH-në, se lufta ndaj ekonomisë informale dhe zgjerimi i bazës së taksapaguesve është prioriteti kryesor dhe për këtë qëllim është krijuar harta e bizneseve duke saktësuar vendndodhjen, pronësinë, llojin e aktivitetit dhe bllokimit të aktiviteteve të paligjshme deri në regjistrimin e tyre. "Bashkia përshëndet bashkëpunimin me ZRPP, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe të Policisë për gadishmërinë dhe mbështetjen e ofruar. Bashkia po tregon vemendje te madhe per te maksimalizuar të ardhurat e saja, qe tregojne përformancen e ekonomisë lokale", tha ai. Grupet e punës kane në përberje inspektorë të tatimeve të Bashkisë, Policisë bashkiake dhe grupet e gatshme të policisë së rendit, qe ushtrojnë kontroll të përditshëm për bllokimin e bizneseve të palicensuara, duke zbatuar me rreptësinë më të madhe të gjitha procedurat ligjore përkatese, që nga gjobitja deri në sekuestrimin e vlerave materialeve të këtyre bizneseve. Sot u kontrolluan 18 njësi tregtare, që figuronin debitorë, ku rezultoi se 11 subjekte kishin arkëtuar detyrimet, ndërsa 7 të tjerë që nuk kishin bërë likujdimet, u bllokuan deri në shlyerjen e tyre. Trashani thotë se, "objektiv i punës është mbledhja e taksave dhe tarifave familjare, për të cilat janë hapur 5 sportelet për secilin rajon, ndërkohë që vazhdon funksionimin sporteli pranë zyrës së gjendjes civile". /a.ke/
KOMENTE