Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sociale - Greqi - Përplasje Mes Kamionistëve Dhe Policisë
English

Sociale - Greqi - Përplasje Mes Kamionistëve Dhe Policisë

ATHINË, 29 korrik /ATSH-MIA/ - Një grup kamionistësh, të cilët janë në grevë prej disa ditësh, u përplasën sot në mëngjes me policinë para ndërtesës së Ministrisë greke të Transportit në Athinë. Një grup prej rreth 500 shoferësh u mblodhën në mëngjes para ministrisë, zyrtarët e së cilës i urdhëruan të ktheheshin në punë, pasi një numër i madh pikash karburanti në Greqi kanë mbetur pa benzinë. Ky fenomen ka shkaktuar probleme të mëdha në furnizimin me derivatet e naftës gjatë sezonit turistik. Përplasja me policinë ndodhi kur shoferët u përpoqën të hynin në ndërtesë dhe të bisedonin me ministrin Dhimitris Repas. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të ndaluar demostruesit të hynin në ministri. Qeveria greke urdhëroi dje shoferët e kamionëve dhe cisternave që për 24 orë të ktheheshin në punë. "Kjo grevë ka shkaktuar probleme serioze në jetën publike dhe ekonomike dhe rrezikon edhe shëndetin publik", thuhet në njoftimin e qeverisë greke./ a.jor.
KOMENTE