English

Tepelene: Aksidenti Ne Dhemblan: Dy Te Vdekur Dhe 6 Te Plagosur

TEPELENE, 29 Korrik/ATSH-T. SKuqi/. - Burime nga Komisariati i Policise se Tepelenes sqaruan per ATSH-ne detaje te aksidentit te ndodhur pak me parë, në aksin rrugor rural Tepelene-komuna Lopes, në afersi te fshatit Dhemblan, kur furgoni tip Benz me targa TR 5830 C doli nga rruga si pasoje e pakujdesise se drejtuesit, duke u permbysur rreth 50 metra poshtë saj. Shefi i qarkullimit rrugor per qarkun e Gjirokastres, Latif Kulla tha se "si pasoje e aksidentit, kane humbur jeten dy shtetas, Zigur Tafili, 35 vjeç, drejtues i mjetit dhe shtetasja Selvie Duraj, 33 vjeç". Ndërkaq, një grua shtatzane dhe 5 femijë, ndodhen në gjendje të rende ne repartin e reanimacionit ne spitalin e Gjirokastres. Ne vendngjarje policia vazhdon hetimet per te percaktuar shkaqet e aksidentit në këtë rrugë rurale. Ky eshte aksidenti i dyte me pasoje vdekje ne qarkun e Gjirokastres gjate ketij viti. /a.ke/
KOMENTE