Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Davutoglu: Irani I Gatshëm Të Ndërpresë Pasurimin E Uraniumit
English

Turqi - Davutoglu: Irani I Gatshëm Të Ndërpresë Pasurimin E Uraniumit

ANKARA, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu konfirmoi se Irani ishte i gatshëm të ndërpresë pasurimin e uraniumit pjesërisht të pasuruar me 20 për qind, nëse propozimi i tij për shkëmbimin e lëndëve djegëse pranohet nga fuqitë e mëdha, njoftoi sot shtypi turk. "Mesazhi i rëndësishëm që Mottaki i dha Turqisë është se ''nëse marrëveshja e Teheranit do të alikohet, nëse sasia e gjykuar e mjaftueshme e lëndës djegëse për reaktorin e kërkimit në Teheran do të livrohet, Irani nuk do të ketë arsye të vazhdojë pasurimin e uraniumit me 20 për qind", theksoi ministri, cituar në një artikull të së përditshmes ''Milliyet''. Irani, Brazili dhe Turqia paraitën më 17 maj një propozim të quajtur "deklarata e Teheranit'' për të gjetur një zgjidhje diplomatike për tensionet në lidhje me programin bërthamor iranian./ /ec/ a.jor.
KOMENTE