Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Opozita Propozon Një Amendament Që Kufizon Të Drejtat E Ushtrisë
English

Turqi - Opozita Propozon Një Amendament Që Kufizon Të Drejtat E Ushtrisë

ANKARA, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Partia kryesore turke e opozitës paraqiti sot në parlament një projektligj që synon modifikimin e një klauzole të statusit të ushtrisë e përdorur nga kjo e fundit për të justifikuar ndërhyrjet e saj në sferën politike, u shprehën disa kuadro të partisë. Me këtë propozim, Partia Republikane e Popullit, CHP, parashikon t'i përgjigjet partisë në pushtet, e dalë nga lëvizja islamike, që paraqitet si kampion i demokracisë në Turqi ndërkohë që ndaj saj po zhvillohen disa hetime për disa projekte të supozuara për puç. Propozimi i CHP-së ripërcakton detyrat e ushtrisë siç janë përshkruar në një nen të statusit, që shërbeu si bazë juridike për gjeneralët në ndërmarrjen e katër grushteve të shtetit që prej vitit 1960, shpjegoi në televizionin NTV Haki Suha Okay, zëvendëspresident i CHP-së. Në formën e tij aktuale, neni përcakton se detyra e ushtrisë "është të mbrojë dhe të ruajë atdheun turk dhe Republikën turke", një përkufizim i paqartë që, sipas disa juristëve, i bën të mundur ushtrisë ta quajë veten gardiane e regjimit laik. CHP-ja propozon se ushtria është tashmë e ngarkuar me mbrojtjen e vendit dhe Republikës në kuadrin e sistemit parlamentar në vend dhe në respektimin e Kushtetutës", bëri të ditur Okay. "Detyra e forcave të armatosura turke nuk është eleminimi i demokracisë, por të ndihmohet në funksionimin dhe mbrojtjen e saj nëse ajo kërcënohet", theksoi ai. /I.Pu.
KOMENTE