Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Daniel Server: Serbia, moralisht e detyruar të zbatojë vendimin e GJND
English

Daniel Server: Serbia, moralisht e detyruar të zbatojë vendimin e GJND

Uashington, 30 Korrik, NOA - Një ekspert i çështjeve të Ballkanit, thotë se Serbia është e detyruar moralisht të respektojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasi e kërkoi vetë atë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, analisti i “Institutit të Paqes”, Daniel Server, tha se qeverisja e mirë do ta ndihmojë Kosovën të sigurojë një numër sa më të madh njohjesh.

Serbia paraqiti një projekt-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Çfarë efekti mendoni se do të ketë kjo lëvizje politike, pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Nuk jam i sigurt. Mua më duket se opinioni i Gjykatës eliminon një pengesë për të ecur përpara. Kjo nuk do të thotë që njerëzit do të ecin përpara, vetëm që një pengesë është hequr. Unë shpresoj që tani që pyetja nëse shpallja e pavarësisë ishte e paligjshme ka marrë përgjigjen që ajo ishte e ligjshme, gjërat do të ecin dhe Beogradi dhe Prishtina do të ulen dhe të diskutojnë çështjet e shumta praktike që duhet të zgjidhen mes tyre.

Nga veprimet dhe deklaratat e deritanishme duket se Serbia nuk është e gatshme ta pranojë këtë përfundim. Çfarë mendoni se do të ndikonte për ta ndryshuar këtë situatë?

Serbia ka një diplomaci të mirë, por fakti është se opinioni ishte qartësisht në favor të Prishtinës. Është pak e vështirë për mua të imagjinoj sesi duke qenë se Serbia e mbështeti qëndrimin e vet tek mungesa e ligjshmërisë e pavarësisë, ajo mund të vazhdojë ta mbajë atë qëndrim tani që u përcaktua që shpallja e pavarësisë nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Ka ardhur koha që Beogradi të pranojë atë që është e qartë për pjesën tjetër të botës. Dhe do të jetë e qartë se çfarë mendon pjesa tjetër e botës kur të ketë më shumë njohje. Mendoj se ajo që realizon dhënia e opinionit është zhvendosja e vëmendjes nga gjykata tek njohjet. Do të jetë interesante të shohim a do të jetë në gjendje Kosova të sigurojë njohjen e mbi 100 vendesh, një shifër që përbën në një farë mënyre kufirin e nevojshëm.

Opinioni i gjykatës hoqi pengesën ligjore, por nuk e zgjidh dot situatën e vështirë në terren, në qendër të së cilës është veriu i Kosovës, Mitrovica. Çfarë hapash mendoni se duhen ndërmarrë nga të dyja palët për të punuar drejt objektivit të stabilitetit dhe paqes për këtë zonë dhe më gjerë, duke pasur parasysh se kjo varet kryesisht tashme nga vullneti i Kosovës dhe Serbisë?

Edhe përpara se opinioni të shpallej, Kryeministri Thaçi e kishte bërë të qartë se nuk kishte ndonjë synim për të diskutuar statusin, apo ndarjen. Tani pas opinionit është e qartë se statusi nuk mund të diskutohet dhe as ndarja. Jo sepse është kundër ndonjë rregulli, por sepse nuk është ide e mirë.

Do të sillte destabilitet, dhe jo stabilitet. Kështu që unë mendoj se Prishtina dhe Beogradi duhet të ulen të diskutojnë se cilat janë interesat legjitime të Serbisë në Veri dhe sesi ato mund të plotësohen pa dëmtuar interesat ligjitime të Kosovës. Unë mendoj se ky lloj problemi mund të zgjidhet me vullnetin e mirë nga të dyja palët, por kërkon që Prishtina ta pranojë se Serbia ka interesa legjitime për mbrojtjen e popullsisë serbe të Kosovës si edhe objektet dhe monumentet serbe. Por gjithashtu Serbia duhet ta pranojë se Kosova ka interesin legjitim që të ruajë tërësinë dhe sovranitetin e territorit të saj.

Praktikisht, si mund të përkthehen këto interesa legjitime në veprime konkrete?

Nuk e di. Varet se për çfarë do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Por hapi i parë sipas mendimit tim është që Beogradi të publikojë të dhëna zyrtare për paratë që po shpenzon jo vetëm në veri, por edhe në enklavat serbe në pjesë të tjera të Kosovës. Një pjesë e këtyre parave do të shihet nga të gjithë si shpenzim legjitim. Është legjitime për shembull që Serbia t’u paguajë pensionet që u detyrohet serbëve. Por pjesë të tjera të këtyre shpenzimeve do të shihen të debatueshme si nga serbët edhe nga shqiptarët, si për shembull financimi i shërbimeve sekrete brenda Kosovës.

Sa do të ndikojë objektivi i hyrjes në Bashkimin Evropian, që Serbia të ndryshojë qëndrim për Kosovën si nga ana pragmatike, si në shërbim të paqes në rajon?

Pyetja që duhet të bëjë Beogradi tani është se çfarë është në interesin e serbëve dhe Serbisë. Unë mendoj se shansi për të hyrë në Bashkimin Evropian relativisht shpejt, do të ishte një mundësi shumë e madhe për Serbinë. Nuk do të jetë e mundur ta realizojnë nëse nuk e zgjidhin çështjen e Kosovës. Serbia e kërkoi vetë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kështu që është edhe më e detyruar që ta respektojë, sesa Prishtina që nuk e kërkoi atë. Është vërtet vetëm opinion, por moralisht krijon detyrim derisa e kërkuan vetë. Nuk e kam parë ende këtë vullnet të mirë nga Beogradi.

Çfarë mendoni se duhet të bëjë Kosova në frontin diplomatik megjithëse opinioni ishte të favor të saj?

Kosova ka punë për të bërë dhe tani rëndësia qëndron tek njohjet. Duhet të përqendrohen dhe të sigurojnë 30 njohje të reja deri në fund të vitit. Por mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se çfarë e bën një njohje të mundur. Ishte e rëndësishme që Prishtina e ruajti qetësinë për këto çështje, fakti që e pranoi idenë e opinionit të GJND-së, megjithëse nuk i pëlqeu si ide. Po ashtu pati rëndësi që Kosova me sukses i bindi serbët nëpër enklava që të votojnë, i trajtoi serbët ashtu siç duhet. Këto janë elementët që sjellin njohje. Një shtet që po shqyrton mundësinë e njohjes së Kosovës, do ta bënte shumë më me dëshirë në kushtet e një Kosove demokratike, që i trajton të gjithë qytetarët me drejtësi dhe dinjitet, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen. Pra qeverisja e mirë është një element jetik për momentin në shërbim të këtij synimi.

VOA

KOMENTE