Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Ministri Hyseni Takohet Te Henen Me Ban Ki-Moon
English

Kosove: Ministri Hyseni Takohet Te Henen Me Ban Ki-Moon

N PRISHTINË, 30 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, do të takohet të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Hyseni, sipas ministrisë së Jashtme të Kosovës, do të vazhdoje aktivitetin diplomatik në Nju Jork edhe gjatë javës së ardhshme edhe me shumë takime të tjera me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë OKB-së. Po ashtu, ministri Hyseni ka bërë kërkesë që të marrë pjesë dhe t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit në takimin e radhës të Këshillit për Kosovën, që pritet të mbahet të martën, me datë 3 gusht. Ministri Hyseni, gjatë kësaj jave, në takime të shumta në Nju Jork me përfaqësues në OKB të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe në letrat drejtuar 121 shteteve, pas shpalljes së Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. /a.ke/
KOMENTE