Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mf: Rama Mashtron Per Situaten Ekonomike
English

Mf: Rama Mashtron Per Situaten Ekonomike

TIRANE 30 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Ministria e Financave reagoi të premten pas deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, se vendi është i përfshirë nga kriza e demokracisë, e shtetit të drejtës dhe e ekonomisë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e kësaj ministrie, Anisa Serbo, deklaroi se "Rama shpif dhe mashtron me situatën ekonomike në vend". Sipas Serbos, kjo qeveri ka arritur të çojë në 109 miliardë lekë fondin për pensione nga 50 miliardë që ishte në qeverisjen socialiste. "170 pensionistë të fshatit marrin sot 77 mijë lekë në muaj, nga 36 mijë lekë në muaj që merrnin në qeverisjen socialsite, ndërsa pensionet e tjera janë rritur nga 66 %-110%" , deklaroi Serbo. Serbo reagoi gjithashtu edhe ndaj akuzave të Ramës, përsa i përket nivelit të punësimit. " Në këtë vit 40 mijë shqiptarë më shumë po paguajnë sigurime shoqërore dhe numri i të punësuarve sipas statistikave llogaritet 120 mijë këtë periudhë të vitit", theksoi Serbo. Përsa i takon deklaratës së z. Rama se biznesi i fasonit është në krizë, zëdhënësja e ministrisë së Financave u shpreh se statistikat tregojnë se eksportet në këtë sektor janë rritur me 27 %, ndërsa punësimi me 20 %. Statistikat, sipas Serbos, janë të çertifikuara si nga ministria e Financave ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare. Të premten, gjatë diskutimit të përjavshëm me gazetarët, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi se vendi është në krizë dhe se "buxheti i rishikuar dhe i padiskutuar nen për nen, si asnjëherë tjetër në historinë e parlamentit shqiptar në periudhën e tranzicionit demokratik, është tërësisht i pamjaftueshëm si masë për të përballuar krizën". /ch/
KOMENTE