Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Financave: Edi Rama sot shpifi sërish
English

Ministria e Financave: Edi Rama sot shpifi sërish

Tiranë, 30 Korrik, NOA – “Sot Edi Rama, në daljen e tij të re para mediave, shpifi! Shpifi dhe trilloi përsëri për situatën ekonomike. Njeriu që vetëm një muaj e gjysmë më parë, e konsideroi krim rritjen e pensioneve, u paraqit sot me lot krokodili për pensionistët shqiptarë”.

Ky ka qenë reagimi zyrtar i ministrisë së Financave mbi deklaratat e radhës prej selisë rozë nga kryetari i saj në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët për krizën ekonomike në vend.

“Rama dhe partia e tij, kur ishin në pushtet, kishin një fond total për pensionet prej 15 miliard lekësh kundrejt 109 miliard lekë, që është fondi aktual, i cili shpenzohet për 520 mijë pensionistët shqiptarë. I kujtojmë zotit Rama se, në qeverisjen e tij, 170 mijë pensionistë të fshatit kishin një pension prej 36 mijë lekësh, kurse, sot, këta pensionistë kanë një pension prej 77 mijë lekësh dhe se pensionet e tjera, gjatë këtyre viteve janë rritur nga 66 deri në 110%”, u tha në deklaratën e MF-së.

Duke shtuar se “në trillimet e sotme, Rama deklaron se kanë humbur 100 mijë vende pune dhe se shpreh shqetësimin e madh për sistemin e fasonit”.

“Por u bëjmë me dije shqiptarëve se, sipas statistikave të pakundërshtueshme të sugurimeve shoqërore dhe tatimeve të vendit janë mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë më shumë se një vit më pare, që paguajnë sigurimet shoqërore. Pra, janë mbi 20 mijë vende pune të krijuara gjatë këtij viti, kurse industria e fasoneve ka rritur me 27% eksportet e saj dhe mbi 20% punësimin në këtë sektor”, citoi më tej zëdhënësja e Financave lidhur me një fakt të tillë.

Në fund, u tha se “Rama mund të përdorë sa të dojë dëshmitarë të rremë, por ai nuk mund të mbulojë dot të vërtetën e ekonomisë shqiptare, atë të vërtetë, që certifikojnë si Ministria e Financave, ashtu edhe institucionet ndërkombëtare.

n.e/NOA

KOMENTE