English

Mumle: Pula - pinguin

Jiangsu (Kinë) 31 korrik 2010, NOA - Mumle, pula kineze që ju shihni në foto duket se ka “dyshime” rreth identitetit të saj. Në vend që të bëjë “kokoko”, ecën duke lëvizur qafën, mban shpinën drejt dhe ecën duke valëzuar nga e djathta në të majtë, ashtu siç bën një pinguin.

Pronari i kësaj pulë të çuditshme, Lu Zi, nga Jiangsu në lindje të Kinës, thotë se: “Mumle ka lindur me krahë shumë të vegjël në krahasim me shoqet e saj dhe ecën tamam një pinguin, unë me të vërtetë besoj se është një pinguin”. Pulës kineze i është vënë emri Mumle nga gazetat lokale që janë frymëzuar nga një pinguin i animuar i Happy Feet, i cili duke mos ditur të këndojë , fillon të kërcejë.

Lu Zi duket i kënaqur me emrin e dhënë pulës së tij: "Unë nuk e kam parë filmin, por më pëlqen si emër. Ne të gjithë jemi të afeksionuar ndaj kafshëve dhe i mbajmë ato në shtëpi, thotë ai.

a.e./NOA

KOMENTE