Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Liqeni i pastër”, në pranga dy vetë, shtrëngonin dhe kanosnin për pasuri
English

Operacioni “Liqeni i pastër”, në pranga dy vetë, shtrëngonin dhe kanosnin për pasuri

Korçë, 30 korrik, NOA – Shtrëngonin me dhunë dhe kanosje biznesmenë e shtetas të tjerë me qëllim që t’u merrnin pasurinë, por bien në prangat e policisë së Korçës, dy persona.

Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së policisë së Korçës kanë finalizuar me sukses mbrëmë, rreth orës 20.30, operacionin e koduar “Liqeni i pastër”.

Përmes këtij operacioni ranë në prangat e policisë, 24 vjeçari Meardi Arben Berberi nga Pogradeci dhe 27 vjeçari Aleks Avni Hamzallari edhe ky nga Pogradeci, i dënuar më parë për vrasje në tentativë.

Sipas policisë së Korçës, dy personat e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Veprimet hetimore ndaj këtyre shtetasve kanë nisur pas kallëzimit penal të bërë nga ana e një shtetasi me inicialet GJ.L, banues në qytetin e Pogradecit, të cilit këta shtetas i kishin kërkuar një shumë prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetë atë.

Si provë materiale, dy të arrestuarëve iu sekuestruan 200 mijë lekë të reja, të cilat ia kishin marrë shtetasit Gj.L., një automjet tip Benz me targa OH 112 F dhe dy celularë dhe një diktofon.

Sendet e sekuestruara ishin përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit po punohet edhe për dokumentimin e veprimeve të tjera të këtij lloji ndaj subjekteve juridike e fizike (biznesmenë), për të cilat dyshohet se këta persona janë autorë.

Ndaj dy të arrestuarëve Meardi Berberi dhe Aleks Hamzallari rëndojnë tashmë akuzat për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie në bashkëpunim, çështje që po e ndjek Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

mit/NOA

KOMENTE