Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Arrestohen Dy Shtetas Per Gjobëvënie
English

Policia: Arrestohen Dy Shtetas Per Gjobëvënie

TIRANE, 30 Korrik/ATSH-M. Shkurta/. - Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së policisë së Qarkut Korçë, finalizuan dje ne mbremje me sukses operacionin "Liqeni i pastër", duke arrestuar ne flagrance Meardi Arben Berberi, 24 vjeç, dhe Aleks Avni Hamzallari, 27 vjeç, të dy lindur dhe banues ne Pogradec. Burime nga Policia e Shtetit bene te ditur sot per ATSH-ne se, "këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". Veprimet hetimore ndaj tyre kanë nisur pas kallëzimit penal të bërë nga ana e një shtetasi me inicialet GJ.L, banues në Pogradec, të cilit dy te arrestuarit i kishin kërkuar një shumë prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetë. Sipas te njejtave burime, ne cilësinë e provës materiale këtyre dy shtetasve u janë sekuestruar: 200 mijë lekë të reja, te cilat ja kishin marrë shtetasit Gj.L., një automjet tip Benz me targa OH 112 F, dy celularë dhe një diktofon. Këto sende janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale. Nga strukturat e Policisë së Shtetit po punohet edhe për dokumentimin e veprimeve të tjera të këtij lloji ndaj subjekteve juridike e fizike (biznesmenë), për të cilat dyshohet se janë autorë këta persona. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kanë kaluar për hetime te mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie në bashkëpunim"./n.m/
KOMENTE