Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil/ Elbasan: Ali Lazareni, Gjysëm Shekulli Pranë Duhanit
English

Profil/ Elbasan: Ali Lazareni, Gjysëm Shekulli Pranë Duhanit

ELBASAN, 30 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/- Ka hyrë në moshën e tretë, rreth 72 vjeç, por nëse i kërkon të shkojë e të studjojë rreth bimës së tij të dashur, duhanit, Ali Lazareni mund të shkojë kudo, se nuk ka njeri në zonën e Dumresë dhe në fshatrat e tjerë të qarkut të Elbasanit që nuk e njeh profesorin, mikun për çdo problem që kanë me bimën e duhanit, mjafton t'a thërrasin dhe ai është gjithnjë i gatshëm. Për 52 vjet ka punuar për bimën e duhanit, nga të cilat 37 vjet veprimtari shkencore në të gjithë territorin e Shqipërisë, një punë për të cilën në vitin 1989 do të merrte vlerësimin e parë me medalje e urdhëra të ndryshme, për të vijuar më pas me një sërë titujsh, si "Profesor i Asociuar", " Bashkëpunëtor i vjetër shkencor", " Doktor i Shkencave", " Punonjës i shquar i shkencës e teknikës", etj. Por edhe pse është vlerësuar me kaq tituj, ky i sotmi për të është ndryshe. Sepse i jepet në qytetin e tij, e vlerësojnë bashkëqytetarët e tij. Me vendim të Këshillit Bashkiak, Ali Lazareni është vlerësuar sot me titullin " Qytetar Nderi" me motivacionin " Për kontributin e dhënë në fushën e bujqësisë". Paksa i përlotur nga emocionet, deklaron për ATSH se " kam marrë shumë tituj e grada shkencore, por ky titull ka diçka të veçantë sepse ma japin qytetarët e mi. Është dita më e rëndësishme për mua. Gjithmonë në veprimtarinë time jam nisur të bëj të pamundurën për zhvillimin e punës shkencore dhe jo vetëm në qarkun e Elbasanit". Ali Lazareni tregon se gjatë 52 vjetëve të punës me prodhimin e duhanit, më të vështira ishin kur pas kërkimit dhe eksperimeteve, ato duhet të kalonin në prodhimin e gjerë për fshatarin në gjithë vendin ku kanë qënë zonat duhanore. Ndaj sot ndjen nderim për qytetin, bashkëpunëtorët dhe familjen. "Të gjithë më kanë krijuar kushte të përshtatshme pune, e aq më tepër që më kanë dhuruar dashuri", thotë ai. Dikur ka qenë përdorues i rregullt i duhanit, tani jo më. Edhe pse e di që duhani të bën keq për shëndetitn, por kurrë nuk e ka pohuar ndonjëherë me gojën e tij. "Kam qenë për gati gjysmë shekulli pranë kësaj bime, herë herë më dukej sikur flisja me të, ka qenë një bimë që nuk mu nda, e barabartë me familjen time, më vjen keq. Dhe veç fjalëve të mira, nuk ma lejon afrimiteti që kam pasur me të, që ta shaj", qesh Aliu, që është i gatshëm të vazhdojë punën edhe si vullnetar pranë kësaj bime. Është një vlerësim që i bën Bashkia këtij specialisti të nderuar. Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini shprehet se " dhënia " Qytetar Nderi" zotit Ali Lazareni nderon jo vetëm profesorin, jo vetëm familjen e kolegët e tij, por të gjithë qytetarët e Elbasanit, pasi ai është një shembull i mirë frymëzimi për këdo"./n.m/
KOMENTE
  • Haki Nipolli06:57 - 28 Nëntor 2010
    ZOTIT ALI LAZARENI I UROJ JETE TE GJATE ,SHENDET,DHE ME BEHET QEJFI PER VLERESIMIN QE I KA BERE BASHKIA E ELBASANIT PUNES DHE VEPRES SE TIJ .KAM PUNUAR 8 VJET NEN DREJTIMIN E TIJ , DHE KAM PERFITUAR SHUME NGA NJOHURITE E TIJ SI PROFESOR PER DUHANIN, POR EDHE ME TEPER E VLERESOJ PER KULTUREN QYTETARE ,MARREDHENIET DHE KOMUNIKIMIN ME SPECIALISTET E TJERE DHE PUNETORET E ADMINISTRATEN NE PERGJITHESI