Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
QSUT, “Një botë për një zemër”, sallë me lodra për fëmijët e sëmurë
English

QSUT, “Një botë për një zemër”, sallë me lodra për fëmijët e sëmurë

Tiranë, 30 korrik, NOA - Fëmijët e shtruar në pavijonin e Spitalit Pediatrik në QSUT, nga sot do të kenë një sallë argëtimi, ku do të mund të harrojnë për pak kohë gjatë ditës mungesën e plotë të shëndetit të tyre.

Kjo sallë u bë e mundur në sajë të bashkëpunimit mes shoqatës “Një botë për një zemër”, në bashkëpunim me Spitalin Pediatrik në QSUT.

“Salla me lodra, e ndërtuar në katin e parë të pavijonit ku janë të shtruar fëmijët me probleme kardipatike, u ndërtua brenda disa ditësh, falë mbledhjes së shumë lodrave nga shumë fëmijë, të cilët iu përgjigjen thirrjes sonë që të kontribuonin për bashkëmoshatarët e tyre. Dua të falenderoj edhe Kompaninë “Digitalb”, “Anoil” si dhe qendrën “Baby Boom” që pajisën me gjithë gjërat e nevojshme këtë qendër”, u shpreh gjatë përurimit të kësaj salle, Presidenti i Shoqatës “Një botë për një zemër”, Agim Baçi.

Ndërkaq, gëzimin e tyre, e kanë shpallur hapur, prindërit, mjekët e inferemirët e pavijonit, të cilët këtë sallë e shohin si një alternativë, që do të mund t’u lehtësojë fëmijëve qëndrimin gjatë ditëve, që ata do të qëndrojnë të shtruar në pavijonet e Pediatrisë.

Drejtuesit e QSUT-së, duke përshëndetur këtë iniciativë të shoqatës, u kanë drejtuar thirrje prindërve dhe bizneseve të ndryshme, që të kthejnë sytë për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, të shtruar në spital.

“Pavarësisht përmirësimeve të vazhdueshme, ne besojmë se fëmijët kanë nevojë për angazhimin nga e gjithë shoqëria, por sidomos nga prindër e biznese, që kanë mundësinë të kontribuojnë”, thanë drejtuesit e QSUT-së.

mit/NOA

KOMENTE