Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalësi: Qeveria T'I Kërkojë Ndjesë Komunistetit Të Kodër Kamëzës
English

Shalësi: Qeveria T'I Kërkojë Ndjesë Komunistetit Të Kodër Kamëzës

TIRANË, 30 Korrik / ATSH/ - Partia Socialiste (PS) akuzoi të premten qeverinë për "rrëmbim" trualli "të destinuar për shkollë", sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të PS. Bëhet fjale për një ish-repart ushtarak në Kodër-Kamëz, që ka hapur një sërë polemikash mes bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë. "Qeveria zgjodhi sot një deputet për të folur në vend që t'i kërkonte ndjesë komunitetit të Kodër Kamzës prej 30 mijë banorësh, për shkak të rrëmbimit që po i bëjnë atij trualli të destinuar për shkollë," tha deputeti i PS, Eduard Shalësi, duke iu referuar deklaratës së bërë më herët nga deputeti i PD-së Aldo Bumçi. Ky i fundit i kërkoi kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama që "të kompesojë pronarët e ligjshëm pastaj të ndërtojë shkolla". "Qeveria e tij ka nxjerrë në privatizim truallin për të cilin ne kemi projektuar ndërtimin e një shkolle" citohet deputeti Shalësi në njoftim./ch/
KOMENTE