Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Basketboll/ Turneu I Kosovës, Testi I Fundit Për Kombëtaren Përpara Evropianit
English

Sport-Basketboll/ Turneu I Kosovës, Testi I Fundit Për Kombëtaren Përpara Evropianit

TIRANË, 30 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Kombëtarja e meshkujve në basketboll, pas përfundimit të turneut 10-ditor në Stamboll të Turqisë, ka vijuar përgatitjet për eliminatoret e Europianit, që nisin më 8 gusht në "Asllan Rusi" ndaj Azerbajxhanit. Sipas Federatës Shqiptare të Basketbollit, "Ekipi që drejtohet nga trajneri amerikan Mark Dikel, është stërvitur gjatë gjithë muajit në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit, ku ka bërë kolaudimet e fundit". Stërvitja në Turqi solli edhe 3 ndeshje miqësore për kuqezinjtë, të cilët i fituan të gjitha: me një ekip turk, kombëtaren e Bahreinit dhe Irakut. Një paraqitje e shkëlqyer në këto miqësore e Shqipërisë, që po tregon në parket një frymë tjetër, atë të një skuadre fituese. "Më vjen mirë kur shoh këta djem që luftojnë fort, stërviten me dëshirë dhe intensitet dhe rezultatet në fushë janë pozitive. Kjo tregon se kemi bërë shumë përparime, skuadra po ecën mirë dhe unë jam i kënaqur, ashtu sikurse të kënaqur janë edhe djemtë, që luajnë si të barabartë ndaj çdo rivali", kanë qenë fjalët e trajnerit Mark Dikel, pas mbërritjes nga Turqia, ku ka dhënë përshtypjet e tij të para për punën e kryer. Por, trajneri amerikan kërkon përqendrim dhe mentalitet fituesi në çdo moment në fushë. "Të mos mendojmë se i kemi arritur të gjitha, pasi në çdo moment duhet të ruajmë përqendrimin në fushë, të tregojmë se dimë të reagojmë ndaj çdo situate. Për këtë arsye duhet të përgatitemi edhe më mirë çdo ditë, të korrigjojmë çdo gabim dhe të japim maksimumin në stërvitje dhe ndeshje", shprehet trajneri Dikel, që ka sjellë një frymë krejt të re në ekip. Të udhëhequr nga një lider si Ermal Kuqo, kombëtarja e të rinjve po bën një punë të shkëlqyer në prag të Europianit, ku rivalët janë të fortë e me përvojë. Por, përvoja tashmë nuk i mungon edhe ekipit tonë, që përgatitet të nisë më 8 gusht edicionin e tij të katërt radhazi në eliminatoret e Europianit. Mënyra e re e stërvitjes, risitë që janë futur në të si dhe ardhja e disa lojtarëve të rinj, ka ngritur lart moralin e ekipit, që synon një paraqitje të mirë në këto 4 ndeshje të para. "Brenda një jave kemi luajtur 2 herë me Azerbajxhanin, në Kupën e Promocionit 2006, ku e kemi mundur në grup, por kemi humbur në finale. Azerbajxhani është rivalja jonë e parë në këto eliminatore, por të forta janë edhe Rumania e Bjellorusia, ku me këtë të fundit kemi humbur në 6 ndeshjet e fundit radhazi. Risi është Suedia, por çdo ndeshje duhet menduar me kujdes", shprehet Kuqo. Ekipi kombëtar do të marrë pjesë këtë fundjavë në një turne miqësor që organizohet në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Pikërisht ndaj këtyre dy shteteve Shqipëria do të bëjë kolaudimet e fundit, do të tregojë se deri ku ka shkuar puna e kryer dhe se çfarë duhet përmirësuar në ditët e mbetura, në prag të startit të Evropianit. /a.ke/
KOMENTE