Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport - Shqipëria Me 4 Sportistë Në Lojërat Olimpike Rinore 'Singaporë 2010
English

Sport - Shqipëria Me 4 Sportistë Në Lojërat Olimpike Rinore 'Singaporë 2010"

TIRANË, 30 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Shqipëria do të përfaqësohet me 4 sportistë në edicionine e parë të Lojërave Olimpike Rinore, që do të zhvillohen në Singapor në datat 14-26 gusht. Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, "ekipi olimpik përbëhet nga 4 sportistë dhe do të perfaqësohet në 4 disiplina të ndryshme sportive". Atletët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Rinore "Singapor 2010" janë atleti Julsian Guga, xhudistja Julanda Bacaj, Marsel Nika i sportit të vozitjes dhe notarja e talentuar Reni Jani. "Këta atletë u vendosën pas një mbledhjeje që u zhvillua në zyrat e KOKSH me anëtarët e delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike Rinore "Singapor 2010", sqaruan për ATSH-në burime pranë KOKSH, të cilat shtuan se, shefi i Misionit do të jetë Viron Bezhani, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit Teknik të KOKSH". Sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Rinore "Singapor 2010" Julsian Gega - Atletike - M Julanda Bacaj - Xhudo - F Marsel Nikaj - Vozitje - M Reni Jani - Not - F /a.ke/
KOMENTE