English

Të Vendosur Të Për Të Vazhduar Me Ritme Intesive Ndërtimin E Infrastrukturës Së Vendit

- Kryeministri Sali Berisha shprehet gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit për Zhvillimin Rajonal- TIRANË, 30 Korrik/ ATSH/ - "Qeveria ka një vendosmëri totale, për të vazhduar me ritme intensive ndërtimin e infrastrukturës së vendit," deklaroi te premten kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen të Komitetit për Zhvillimin Rajonal. Sipas deklaratës për shtyp të qeverisë, kryeministri Berisha bëri me dije se, megjithë shkurtimet e shpenzimeve të bëra, janë mbi 320 projekte në rrugët e vendit nga Saranda në Tropojë, nga Çajupi në Valbonë, në Vermosh, të cilat do të financohen. "Ne jemi zotuar për 7 mijë km rrugë gjatë këtij mandati, jemi zotuar për programin Shqipëria tërësisht e asfaltuar dhe do ta zbatojmë këtë program deri në fund", tha kreu i qeverisë. Ai theksoi se "përveç këtyre 320 projekteve, që janë në rrugë dytësore e tretësore, në komuna dhe bashki, do të realizohen dhe projektet e rrugëve rajonale, që financohen nga një fond i veçantë i Fondit Shqiptarë të Zhvillimit. Këto rrugë, kanë një shtrirje në të gjitha qarqet e vendit, nga Kukës deri në Gjirokastër". "Këto rrugë janë me impakt të madh për qarqet. Janë rrugë, për të cilat në 4 vjet qeveria shqiptare ka garantuar dhe 400 milion dollarë të tjera, e në rast nevoje do të garantohen edhe më shumë, tha ai, duke shtuar se, " Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, përfshin të gjitha financimet që bëhen në rajonet e vendit, ujësjellës-kanalizime, shkolla dhe qendra shëndetësore, përfshin edhe të gjitha kreditë e buta, grandet dhe financimet buxhetore për fermerët shqiptarë". Sipas tij, "këtë vit gama, spektri, i financimeve në bujqësi është zgjeruar në mënyrë të ndjeshme, natyrisht duke mbetur si projekt lider ai i ullirit". "Janë bërë dhe po behën financime, në të gjithë sektorët e tjerë në një përqendrim në fruti kulturë, dhe kanë marrë këtë vit një mbështetje të ndjeshme arrat dhe lajthitë. Do të mbështetet gështenja dhe bimët mjekësore. Mund t'u them se është katërfishuar, sipas disa statistikave, sera diellore"- tha kryeministri duke i bërë thirrje më pas medias që t'i paraqesin këto përpjekje të fermerëve shqiptarë në ekranet e valët e tyre, si një detyrim ndaj atyre që janë shikuesit më të rregullt e që kanë nevojë e dëshirë të duan të shohin edhe mundin e djersën e tyre në ato ekrane. Në vijim të fjalës së tij kryeministri pohoi se këtë vit qeveria shqiptare ka dyfishuar financimin për fermerët, dhe se po kombinohen të gjitha format nga kreditë e buta, grandet deri tek kreditë tregtare sipas rasteve, përpjekje këto që korrespondojnë me vitin bujqësor më të mbarë të këtij shekulli". /s.d/ch/
KOMENTE