Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Kinë - Pbb-Ja Më Tepër Se 9 Për Qind Në Vitin 2010
English

Ekon - Kinë - Pbb-Ja Më Tepër Se 9 Për Qind Në Vitin 2010

SHANGAI, 31 korrik /ATSH-ANSA/ - Prodhimi i Brendshëm Bruto në Kinë duhet të jetë më i lartë se 9 për qind në vitin 2010, deklaroi sot Yi Gang, shefi i administratës shtetërore kineze për shkëmbimet ekonomike dhe zëvendësguvernator i Bankës Qendrore kineze, cituar nga televizioni CCTV. PBB-ja u rrit deri me 11.1 për qind në gjysmën e parë të vitit 2010, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë Yi deklaroi se në muajt e ardhshëm do të ketë një rënie për shkak të faktit se vendi po përballet me një presion të madh në sektorët e mbrojtjes ambientale dhe energjisë, duke shpjeguar se prioriteti në ekonominë e Kinës është cilësua e rritjes. "Për këtë arsye duhet të korrigjojmë dhe rimodelojmë mënyrat e rritjes ekonomike, për të përmirësuar cilësinë e rritjes dhe efiçencën", shtoi ai. /e.v/
KOMENTE