Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjenden 559 rrënjë kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe dy poseduesit
English

Gjenden 559 rrënjë kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe dy poseduesit

Kolonjë, 31 Korrik, NOA – Mbjellja e 559 rrënjëve kanabis dhe gjetja e tyre në fshatin Mbreshtan të Kolonjës, i ka kushtuar prangat kryeplakut të tij si edhe dy poseduesve të kësaj sasie lënde narkotike të mbjellë.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Kolonjës, sipas të cilave, kryeplaku i ndaluar është Kujtim Rushiti, 47-vjeç, i cili ka konsumuar veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Moskallëzim krimi” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 248, 300 dhe 284/2 të Kodit Penal.

Ndërsa dy personat që dyshohet se i kishin mbjellë këto bimë mësohet se janë Aqif Dodo, 54-vjeç dhe Etem Beqo, 58-vjeç; që të dy lindur dhe banues në fshatin Mbreshtan.

Ndalimi i këtyre personave është bërë pasi në vendin e quajtur “Lisa” në fshatin Mbreshtan, u gjeten dy parcela ku në to ishin mbjellë 559 rrënjë bimë të ngjashme me atë të lëndës narkotike kanabis sativa.

Ndaj tyre, rëndon vepra penale e “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, elementët e kësaj vepre së bashku me të lartpërmendurit, i ka konsumuar edhe 44-vjeçari Ali Dedgjoni, lindur dhe banues në Memaliaj të Tepelenës, i cili aktualisht është shpallur person në kërkim e po punohet për kapjen e tij.

Për këtë ngjarje, u kryen veprimet e para hetimore proceduriale dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE