English

Korçë: Rritet Fluksi I Kthimit Të Emigrantëve

KORÇË, 31 korrik /ATSH-Behar Fejzulla/ - Numri i emigrantëve ka patur një rritje të ndjeshme ditët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, bëjnë të ditur burime nga posta kufitare. Përgjegjësi i turnit të Stacionit të Policisë Kufitare të kësaj pike, Koço Zguro, tha se ditën e shtunë deri në orën 14-30, në këtë Pikë Kalimi, kanë hyrë 3980 persona dhe 1100 automjete, ose sa dyfishi i një dite më parë. Mjaft nga emigrantët që kthehëshin, u shprehën të kënaqur për punën e autoriteteve policore nga të dyja anët dhe deklaruan se nuk kishte patur vonesa. Midis personave që kanë hyrë në vendin tonë janë rregjistruar edhe mbi 250 shtetas të huaj që kanë ardhur për turizëm. Sipas përgjegjësit Zguro, pritet që rreth datave 10-15 gusht numri i emigrantëve që kthehen për pushime në vendin tonë të shtohet për shkak se ata marrin lejën vjetore në vendet e tyre të punës./ch/
KOMENTE