Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë- Çelet Edicioni I Nente I Dokufest Në Prizren
English

Kosovë- Çelet Edicioni I Nente I "Dokufest" Në Prizren

PRISHTINË, 31 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- "DokuFest, një festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe filmit dokumentar nisi të shtunën në mbrëmje në qytetin e Prizreni ku gjatë shtatë ditëve do të shfaqen 156 filma nga 34 vende të botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. "DokuFest", nga themelimi në vitin 2002, mbahet tradicionalisht çdo verë, duke e shndërruar kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për një javë edhe kryeqytet botëror të filmit dokumentar dhe të shkurtër. Në edicionin e tij të nëntë, ky festival kujton e nderon artisin e madh shqiptar të përmasave botërore, Bekim Fehmiu, duke filluar sonte me shfaqjen e filmit "Mbledhësit e puplave", ku ai ka luajtur rolin kryesor. Bekim Fehmiu, i cili ndërroi jetë në qershor të ketij viti në Beograd, hapat e parë të artistit në skenë i ka hedhur në shoqërinë kulturore artistike "Agimi" të qytetit të Prizrenit, i cili është "vendlindja e tij e dytë" pas Sarejevës, ku lindi para 74 vjetëve, më 1 qershor 1936. "DokuFest" tradicionalisht tubon një numër të madh të artistëve nga rajoni dhe bota. Filmat në këtë edicion shfaqen në pesë kinema, dy të mbyllura dhe tri të hapura, dhe janë më të mirët të përzgjedhur nga mbi 1.300 filma, të cilët kanë mbërritur në adresën e festivalit për konkurrim. Hapja solemne u bë në Kinemanë e hapur Lumbardhi me video performancën e artistit Maksut Vezgishi "Un' jam send kombëtar". Po në këtë kinema do të shfaqen filmi "Into Eternity" i Michael Madsen. Pastaj, në Kino n'Lum, në orën 22:15 do të shfaqet filmi "Mbledhësit e Puplave", me Bekim Fehmiun në rolin kryesor. Ceremonia e hapjes po transmetohet drejtpërdrejt në një nga televizionet kombëtare kosovare -KTV./s.s./
KOMENTE