Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Hyseni Takon Ambasadoret E Frances Dhe Italise Ne Okb
English

Kosove: Hyseni Takon Ambasadoret E Frances Dhe Italise Ne Okb

B PRISHTINË, 31 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, në vizitën në Nju Jork zhvilloi takime të veçanta me ambasadorët e Francës dhe të Italisë në OKB. Ministria e Jashtme kosovare bën të ditur se këto biseda janë zhvilluar në kuadër të takimeve që ministri është duke pasur me partnerët e shteteve të pesëshes, qe kanë për qëllim bashkërendimin e ngushtë të veprimeve pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në takimet me Ambasadorin Gerard Araud të Francës dhe Gian Lorenzo Cornado të Italisë, ministri Hyseni ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e bashkërendimit të hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së. Sipas njoftimit, ministri Hyseni ka zhvilluar edhe dje takime të shumta me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë OKB nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ku ka folur në lidhje me Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka ripërsëritur thirrjen për njohje. /a.ke/
KOMENTE