Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës
English

Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës

TIRANË, 31 Korrik /ATSH- Suada Daci/.- Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar këtë javë me një numër librash të rinj nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë: Romani best seller "Urat e Medison Kauntit" është historia e Robert Kinkedit, fotografi dhe shpirti i lirë i te cilit kërkonte urat e mbuluara të Medison Kauntit dhe e Franceska Xhonsonit, që pret plotësimin e një dëshire të vajzërisë. Libri është botuar nga shtëpia botuese "OMSCA-1" dhe kushton 600 lekë. Autorja Kathyrn Stockett vjen me romanin "Ndihma". Në këtë libër përshkruhen ngjarjet mbresëlënëse të një treve që ecën me hapa të ngadalta drejtë integrimit. Ky libër do t'i vendose lexuesit përballë një rrëfimi të jashtëzakonshëm. Vjen nga shtëpia botuese "OMSCA-1 dhe kushton 1100 lekë. "100 vitet e ardhshme, parashikimi për shek e XXI", i autorit George Friedman, është cilësuar si bestseller ndërkombëtar. Eksperti i inteligjencës, George Friedman, na jep një parashikim magjepës të asaj se cfarë do të ndodhe në shek e XXI. Është botuar nga shtëpia botuese "Plejad" dhe kushton 1200 lekë. "E vërteta e fshehur e një proçesi", është libri i përgatitur nga Kastriot Dervishi. Në këtë libër përshkruhet gjyqi i Koci Xoxës dhe lidhjet e tij me diktatorin Enver Hoxha. Vjen nga shtëpia botuese "55" dhe kushton 1000 lekë. /a.ke/
KOMENTE