English

Me ardhjen e gushtit, do të rriten temperaturat

Tiranë, 31 Korrik, NOA – Ditët e para të gushtit pritet të jenë sërish të nxehta, ashtu siç ishin ato të mesit të korrikut, kur vendi dhe gjithë rajoni i Ballkanit në tërësi, u përfshinë nga i nxehti afrikan.

Kështu, metereologët bëjnë me dijeni se moti i nxehtë dhe me temperatura të larta deri në 40 gradë pritet që të na shoqërojë ditët e para të gushtit.

Konkretisht, pas datës 2 gusht, temperaturat do të pësojnë një rritje me disa gradë dhe kjo do të vijë si pasojë e ardhjes së të nxehtit afrikan dhe pritet që të prekë më shumë zonat e ulëta.

Ndërkohë që për këtë fundjavë thuhet se do të jetë e freskët dhe se temperaturat nuk do t’i kalojnë 35 gradët.

n.e/NOA

KOMENTE