Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 31 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" PROJEKTREZOLUTA E BE-së MIRATON MENDIMIN E GJND-së - Dy ditë pas dorëzimit të propozimit serb të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme, Brukseli përpilon një version të vetin - "Asambleja e Përgjithshme përshëndet qëllimin e palëve që të vazhdojnë zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, demokracinë, bashkëpunimin rajonal e ekonomik në përputhje me perspektivën e tyre evropiane", theksohet në projektpropozimin e Rezolutës së BE-së. Tituj të tjerë: -Hyseni: Shpresoj ta njohin Kosovën Spanja dhe Greqia -Kouchner: GJND-ja i vuri pikë pretendimit serb në Kosovë -Kryekomunarët "diplomatë" -Policia lanson fushatën kundër korrupsionit "Express" MPOSHTJA E SERBISË - E përjavshmja britanike "The Economist" shkruan se opinioni i GJND-së tronditi edhe shqiptarët edhe të gjithë ata që kishin pritur një verdikt dykuptimësh. Por, Serbia u mposht në GJND, ndërsa shqiptarët dolën të ngazëllyer. Tituj të tjerë: -Ftesë për bashkëpunim - Serbia nuk do të jetë e suksesshme në synimet e saja, thotë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Shprehet i gatshëm të takohet me Presidentin serb Boris Tadiq, dhe u sugjeron zyrtarëve serbë të mos harxhojnë energji dhe para në misione të humbura. -Përplasje për post -Koha për dialog -Koment - Simbolika e hajnisë "Tribuna shqiptare" NGEC STRATEGJIA PËR VERIUN! - Pak informata për zbatueshmërinë e strategjisë për veriun Tituj të tjerë: -Tiranë - Luftë të pakompromis krimit - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sërish deklaron se do të vazhdojë luftën e pakompromis ndaj korrupsionit. -Prishtinë - Miliona euro në punësim -Shkup - Shqiptarët për ndryshim emri -100-shi i arritshëm - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka parashikuar se shumë vende, së shpejti, do ta njohin Kosovën, pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia ishte legjitime. -Të gjithë kundër korrupsionit "Bota Sot" -BISEDIMET TEKNIKE DHE PRESIONI EVROPIAN ANTISHQIPTAR - Jo bisedime për Veriun, pa dekompozimin e Pakos Ahtisari Tituj të tjerë: -Serwer: Pas GJND-së nuk mund të diskutohet as ndarja -Berisha: Luftë pakompromis krimit - Kusht i domosdoshëm për heqjen e vizave -SHBA-të dhe Britania kundërshtojnë rezolutën e Serbisë - Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme -Eurokosovarët dhe euroskeptikët shqiptarë -Shefja e diplomacisë së BE-së, gati rezolutën për Kosovën "Lajm" NJERËZ ME SHPRESA TË THYERA - Punëtorët e krahut shprehen të revoltuar në udhëheqësinë komunale të Prishtinës Tituj të tjerë: -Kosova pret mbështetje gjatë shqyrtimit të rezolutës së Serbisë në Këshillin e Sigurimit - Shpresa te shtetet mike -Lirohet nga arresti IT-ja i Qeverisë së Kosovës - EULEX-i nuk kishte prova -SHBA kritikon Serbinë për rezolutën -Kushner: Të normalizohen raportet Kosovë-Serbi -Kulturë - Ditëlindja pa zhurmë e regjisorit Çashku "Infopress" LIGJI PËR DUHANIN NUK ZBATOHET - Ligji për duhanin, edhe pse i miratuar në shkurt të këtij viti, ende nuk është duke u zbatuar Tituj të tjerë: -Rezoluta e Serbisë, hap i gabuar -BE, rezolutë për Kosovën -Vendimi i GJND-së, edhe në dobi të Serbisë -Daniel Server ka thënë se Serbia është moralisht e detyruar të pranojë mendimin këshilldhënës të GJND-së, pasi atë e kishte kërkuar vet -Kosova pret fond të punësimit nga BB-ja "Zëri" BETEJË REZOLUTASH NË OKB - Asambleja e Përgjithshme do të zgjedhë mes rezolutës së BE-së dhe asaj të Serbië Tituj të tjerë: -Londra kundër rezolutës serbe për Kosovën -Greqia nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën -Mbahen provimet pranuese në UP -Ambasador, ku i lë paratë?! -Editoriali - Java e konfuzioneve -Opinione - Ku e ka vendin Beogradi? "Kosova Sot" BE-ja KUNDËR SERBISË, REZOLUTË EVROPIANE PËR KOSOVËN Tituj të tjerë: -Asambleja e OKB-së do ta mbështesë GJND-në -Edhe 30 ligje për Raportin e progresit -Hetimet për vjedhjen në dhomat e dëshmive në Policinë e Kosovës - EULEX: Ka të dyshuar për vjedhje në polici -Editoriali - Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës "Epoka e Re" OPOZITA, LIGSHT SIVJET - Flet Ibrahim Makolli, AKR Tituj të tjerë: -Ashton ka përgatitur rezolutën për Kosovën -Thaçi: Vendimi për Kosovën është edhe në dobi të Serbisë -Rrufetë gjithnjë godasin lisat e mëdhenj, por nuk i rrëzojnë -Lirohet Gani Zogaj, s'kishte gjë serioze kundër tij -Pullat postare "Parqet nacionale të Kosovës" /a.ke/
KOMENTE