Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu: Ka Ardhur Momenti Që Greqia Ta Njohë Republikën E Kosovës
English

Sejdiu: Ka Ardhur Momenti Që Greqia Ta Njohë Republikën E Kosovës

RISHTINË, 31 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, theksoi sot gjatë takimit në Prishtinë me z.Dimitrois Droutsas, ministër i Punëve të Jashtme i Greqisë, se "ka ardhur momenti që Greqia edhe formalisht ta njohë Republikën e Kosovës, sepse ky do të ishte një gur shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon". Ndërkaq, sipas zyrës së shtypit të Presidentit, mësohet se ministri i Jashtëm grek theksoi se "Greqia beson fuqishëm në perspektivën e përbashkët evropiane, e cila do të krijojë paqe dhe stabilitet të përhershëm për të gjitha vendet e rajonit". Ndërsa përsa i përket mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë z. Droutsas tha se Greqia i jep rëndësi të madhe këtij mendimi dhe është duke e studiuar atë me kujdes./.s.s./
KOMENTE