Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Lojtarët Pa Ekip, Problemi Që Shqetëson Kombëtaren Përpara Eleminatoreve Të Evropianit
English

Sport-Futboll/ Lojtarët Pa Ekip, Problemi Që Shqetëson Kombëtaren Përpara Eleminatoreve Të Evropianit

TIRANË, 31 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Në prag të eleminatoreve për kampionatin Evropian 2012 që do të startojnë në shtator, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka një problem të madh, me të cilin duhet të përballet, pasi shumica e lojtarëve të saj ose nuk kanë, ose nuk gjejnë një ekip, apo janë rezerva tek klubet e tyre. Trajneri Kuzhe megjithëse ende nuk ka shprehur ndonjë shqetësim të madh, do t'i duhet të mendojë për këtë situatë, pasi eliminatoret janë në prag dhe puna e një viti mund të shkojë dëm. Isli Hidi, portieri i përfaqësusese shqiptare rikthehet në Shqipëri dhe pavarësisht formës së mirë fizike që ka për momentin Kombëtarja, do të donte që të luante dhe për disa vite jashtë shtetit. Për portierët është shumë e rëndësishme një vijim eksperience në futbollin ndërkombëtar, ku ritmi është më i lartë se sa në futbollin në vend. Kristi Vangjeli ndodhet në një moment shumë të vështirë te skuadra e Arisit. Grekët nuk e duan më në ekip, ndërsa Vangjeli është në kontratë. Sigurisht që lojtari dëshiron të luajë, por nuk dëshiron njëkohësisht të humbasë dhe anën financiare. Me Arisin ka dhe dy vite kontratë dhe financat i ka të sigurta, por a i intereson atij vetë dhe Shqipërisë që të qëndrojë në stol?! Ansi Agolli është transferuar në Azerbajxhan te skuadra e Karabakut. Ka lënë kampionatin urkainas pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me trajnerin e Krivbasit. Mesfushori Ervin Bulku është në gjyq me Krivbasin dhe sipas të gjitha gjasave do të kthehet në kampionatin shqiptar. Për momentin ai nuk flet, sepse është në pritje të përfudimit të gjyqit nga ku duket se do të përfundojë një shumë të majme të parave që i takojnë. Ervin Skela është ende pa një skuadër dhe ky problem që shfaqet gjithnjë në verë është shqetësues për kombëtaren. Skela ka zhvilluar ndërkohë stërvitje individuale. Altin Lala ka pësuar dëmtime të shumta edicionin e shkuar dhe për shkak të problemeve fizike i ka munguar sistematikisht dhe përfaqëuseses. Kuzhe pretendon ta ketë gati për edicionin e ardhshëm në shtator. Klodian Duro është pa skuadër. Ka prishur raportet me Apollon Limaosl dhe tani është në kërkim të një ekipi të ri. Burimet pranë tij bëjnë të ditur se ndoshta kthehet në Shqipëri në fund të këtij muaji, nëse nuk arrin të firmosë një kontratë sipas tratativave që ka në Austri. Të gjithë prisnin që Andi Lila sidomos pas prezantimeve që bëri me përfaqësuesen në fund të edicionit të shkuar të përfitonte një kontratë jashtë Shqipërisë, por nuk ia doli. Mbeti në kampionatin tonë. Edhe për Gjergji Muzakën i njëjti diskutim. Lojtari nuk zgjodhi një aventurë ndërkombëtare në këmbim të Dinamos. Emiljano Vila, futbollisti i talentuar, nuk i rezistoi dot presionit të madh në Kroaci. Rikthehet në Shqipëri për të luajtur me Dinamon. Elis Bakaj, koha kalon dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse Elisi do të largohet apo jo jashtë Shqipërisë këtë verë, pasi dështoi në provën e tij tek Hanover 96. Jahmir Hyka, futbollisti ka prishur raportet me Mainc dhe në këtë moment është pa skuadër./n.m/
KOMENTE