Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trashëgimia, të gjitha rrugët të çojnë tek reforma
English

Trashëgimia, të gjitha rrugët të çojnë tek reforma

Është një fakt që askush dot, nuk mund ta mohojë. Suksesin që patën parqet arkeologjike. Ato u krijuan përmes vështirësive, që sillte buxheti i vitit 2006 dhe një sërë fenomenesh si mungesë zyrash, rrugësh, mjeteve të komunikimit, energji, telefoni s’bëhej llaf, largësi nga qendrat e banuara etj. Strukturat e para ishin me një personel gati të thjeshtë prej 5 vetësh. Ky personel përbëhej nga 2 restauratorë, 1 arkeolog, 1 financier dhe 1 drejtues. Përse nuk kishte punëtor në një strukturë të tillë? Ishin perceptuar si institucione shkencore, gjë që solli një zhgënjim sepse nëpër rrethet ku u ndërtuan parqet arkeologjike nuk mund të bëhej fjalë për personel të kualifikuar të kësaj natyre dhe si rezultat, strukturat e tyre u mbushën vetëm me rrogëtarë që merrnin rrogën Ishin mirëfilli një administratë e vogël dhe e rehatshme. Ndonjë foto, ndonjë lajm për monumentet, asgjë më shumë. Mirëpo ndryshe nga një pjesë e administratës të cilës ende i mungon pozicioni i punës i përshkruar, këtu ishte i përcaktuar qartësisht puna e gjithë secilit, sepse përvoja e mirë quhej Butrint.

Nga Gëzim Llojdia*

Kam drejtuar për mëse 2 vjet e gjysmë dy parqe arkeologjike dhe pothuajse kam një përvojë në menaxhimin e një strukture të re si pjesë e trashëgimisë, ku parqet arkeologjike u krijuan si një eksperiment duke u nisur nga përvoja e shkëlqyer e Butrintit, në vjeshtën e vitit 2006.

Kur kam filluar punë si punonjës i thjeshtë, gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte e lidhur pazgjidhmërisht me pyetjen: Ku janë zyrat e parkut arkeologjik? Ku ka zyra, - më thanë.

Prej asaj kohe duke u shkërmoqur rreth 3.5- 4 vite jete të këtyre institucioneve, ky problem është edhe sot prezent. Mirëpo, në analizën për këto struktura kërkon të marrësh të gjithë zërat në skaner të hollësishëm për të shqyrtuar gjithë punë si dhe bilancin e këtij udhëtimi katër-vjeçar. Ndërkaq një shpatë si ajo e Demoklut po i rri tek koka. Kjo është reforma që është propozuar nga këshilltari i kryeministrit N.Ceka dhe është mbështetur nga akademiku Baçe. Nëse reforma merr udhë, pra ç’do të ndodhë me këto struktura apo qeliza, që treguan si menaxhohet trashëgimia në Shqipëri. Cila janë të mirat e saj dhe pse u pa me skepticizëm nga specialistët e trashëgimisë.

Suksesi i parqeve arkeologjike

Është një fakt që askush dot, nuk mund ta mohojë. Suksesin që patën parqet arkeologjike. Ato u krijuan përmes vështirësive, që sillte buxheti i vitit 2006 dhe një sërë fenomenesh si mungesë zyrash, rrugësh, mjeteve të komunikimit, energji, telefoni s’bëhej llaf, largësi nga qendrat e banuara etj. Strukturat e para ishin me një personel gati të thjeshtë prej 5 vetësh. Ky personel përbëhej nga 2 restauratorë, 1 arkeolog, 1 financier dhe 1 drejtues. Përse nuk kishte punëtor në një strukturë të tillë? Ishin perceptuar si institucione shkencore, gjë që solli një zhgënjim sepse nëpër rrethet ku u ndërtuan parqet arkeologjike nuk mund të bëhej fjalë për personel të kualifikuar të kësaj natyre dhe si rezultat, strukturat e tyre u mbushën vetëm me rrogëtarë që merrnin rrogën Ishin mirëfilli një administratë e vogël dhe e rehatshme. Ndonjë foto, ndonjë lajm për monumentet, asgjë më shumë. Mirëpo ndryshe nga një pjesë e administratës të cilës ende i mungon pozicioni i punës i përshkruar, këtu ishte i përcaktuar qartësisht puna e gjithë secilit, sepse përvoja e mirë quhej Butrint. U botua edhe libri i trashëgimisë me të gjithë ligjet e saj. Iu dha territori, por nuk iu dhanë hartat, edhe dhe sot e kësaj dite, nuk janë të firmosura. Ose janë dhënë vende të cilat kanë të dubluara të njëjtën sipërfaqe. Amantia është përkufizuar 15 ha, mirëpo banorëve të kësaj zone në vitin 92 që u nda toka iu dha banorëve tokë kullotë e cila bie pikërisht hapësirën e zonës arkeologjike. Parqet arkeologjike ishin të ndërtuar me strukturën mbikqyrëse: Bordi i parqeve arkeologjike,që bënte miratimin e marrëveshjes vjetore të parqeve. Pikërisht ishte kjo strukturë e cila krijoi barrierën e saj,për parqet arkeologjike. Aty kërkohej të jepeshin të dhëna të sakta për personelin dhe ai ishte ai i kualifikuar Duhet thënë se edhe në kohë të shkuar trashëgimia ruhej nga njerëz, që kishin haber nga kjo fushë prandaj kur ndonjëri ngulmonte për të shkuar atje i thuhej ”Shko në një vend që të bësh sa më pak dëme.

Kur u pa se veprimtaria e parqeve arkeologjike do të monitorohej rreptësisht nga ministria, drejtoria e trashëgimisë dhe Bordi që ishte një barrierë pakalueshme kjo nxiti kërkesën dhe punën në parqet arkeologjike. Ndryshe nga pjesa tjetër e administratës, parku në fund të viti duhet të paraqiste në punën e tij me foto dhe të shqyrtohej hollësisht, çfarë ishte bërë në 3 muaj, gjashtë në përmbytje të atij moti, i cili ishte rezultati i produktit të krijuar? Kështu, parqet ndryshe nga DRMK aktualisht Drejtorit e Kulturës në rrethe përsosën punën dhe sollën një ndryshim drastik në menaxhimin e vlerave. Parqet promovuan vlerat e tyre në botime, shtuan të ardhurat e fushës së turizmit u bën atraktive dhe turistët e huaj sot i kërkojnë si pika arkeologjike për t’i vizituar.

Përse shpatat e Demokleut është më e mirë se rrugë-zbritja e tyre

Është propozuar një reformë nga prof. N.Ceka për trashëgiminë. Çfarë pësojnë parqet arkeologjike nëpërmjet kësaj reforme? Ato sipas idesë së dhënë shkrihen brenda strukturës së DRMK-ve të rretheve. Reforma në fusha të tjera edhe mund të mos jetë efikase, mirëpo në këtë fushë ajo është domosdoshmëri. Përse është domosdoshmëri? Ja arsyet përse shpatat e Demokleut që ka 5 muaj që rri tek koka duhet të presë, por sa koka parqesh pret dhe pse duhet t’i presë.

1- Parqet arkeologjike pas katër vjetësh ekzistencë një pjesë e tyre janë ende me zyra me qera apo të dhëna nga institucione të tjera. Në një farë mënyre janë institucione me plaçka në krahë, kështu Lezha, Bylisi, Amantia, Antigoneja. A do të ndërtohen zyra? Kostoja e sotme e ndërtimit është e lartë dhe Buxheti i shtetit ka mjaft probleme për të zgjidhur.

2 - Drejtuesit shumë prej këtyre institucioneve nuk janë të profilizuar në këtë fushë.

3 - Specialisti arkeolog më shumë është gjetur një njeri, që duhet për marrë rrogën sepse arkeologët janë të pakët në zonat ku shtrihen parqet arkeologjike.

4 - Parqet nuk kanë mjet transporti .

5 - Distancat e parqeve arkeologjike nga qendrat e banuara janë në largësi të mëdha duke krijuar kështu prezencën e përhershme të tyre në këto qendra.

6 - Raporti administratë-punëtor është në favor të administratës, 3 punonjës administrate, 2 punëtorë ose 4 punonjës administrate dhe 2 punëtorë. Kështu, është gjendja në parqet Lezhë, Amantia, Antigoneja, Bylis etj.

7 - Shumë prej parqeve nuk kanë një infrastrukturë rrugore, e cila për të shkuar vizitori.

Rrugë-zgjidhjet

Mendoj se parqet Lezhë, Shkodër, Amantia, Bylys, Antigone duhet të përfshihen në reformë dhe të shkrihen me DRMK.. 7 arsyet që citova janë të mjaftueshme. Jashtë kësaj reforme, duhet të mbeten 2 parqe: Butrinti dhe Apolonia pasi janë parqe arkeologjike me sipërfaqe dhe numër të madh objektesh, si dhe me një vizitueshmëri të madhe. Një arsye tjetër është sepse ato janë edhe emblema e arkeologjisë shqiptare që njihen brenda dhe jashtë vendit. Me reformën, përmbyset raporti punëtor-administratë duke shkuar në favor të punëtorit dhe mirëmbajtësit të monumenteve. Por ky shton rrezikun tjetër që ka ekzistuar si një përvojë e keqe. Deri në vitet ‘98 kanë ekzistuar punëtorët të cilët paguheshin si roje që në fakt ky ishte një lloj pensioni pleqërie sepse as gjendeshin kurrë në punë dhe s’kishte kush t’i vendoste në punë. Me këtë strukturë është përgjegjësi i parkut brenda DRMK që i jep planin e punës javor si dhe bënë kontrollin e punës një herë në javë. Tjetër faktor pozitiv është se shtohen punëtorët e mirëmbajtjes në disa pika që nuk kanë pasur si Kanina dhe Borshi për rrethin e Vlorës .

Kundërshtimet që i bëhen kësaj reforme është se preken shumë rrogëtarë, pra gjendet një kleçkë që reforma të mos thellohet. Amantia, Bylysi, Shkodra, Lezha, Antigoneja nuk sjellim më asgjë të re në vizitueshmëri, por përfshirja në strukturën e DRMKS është efikase sepse këto struktura kanë mjetet, brigadat përkatëse.

Të logjikojmë pak. Çfarë i duhet një personeli me 5 vetë një financier që ka punë vetëm 5 ditët e para të muajit? Çfarë i duhet një specialist mjedisi parkut në rrethin e Gjirokastrës përvese është një rrogëtar?

Kjo shënon edhe një faktor tjetër abuzivin apo shtimin e kompetencave. Por është më e mirë se s sa ajo aktuale. Çfarë duhet thënë në parqet që numri i vizitorëve është minimal si Antigoneja, Amantia, Bylisi. Fondi i shpenzuar prej 4.2 milion leke të reja sjell një produkt diku nga 100 leke deri në 3 milion lekë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të shtohet. Vendosja e traut elektronik për numrin e vizitorëve, vendosja e punëtorëve është domosdoshmëri. Vetëm me 2 punëtorë janë kryer volume pune të papara ndërsa shtimi i tyre do të krijojë jo vetëm mjedis, por edhe mirëmbajtje për monumentet që ende gjenden nën pushtetin e vegjetacionit masiv. Do t’ju kujtoj rastin e Olympias, qyteti që gjendet sot e gjithë ditën i rrethuar nga pushteti i ferrave dhe drizave. Me këtë reformë, struktura administrative mblidhet nën një vend të vetëm, ka mjete transporti, brigada punëtore, financier,juristë, e gjithçka më të fuqizuar për të zhvilluar. Është dhimbje për t’u provuar, por është domosdoshmëri për trashëgiminë, e cila duhet të jetojë edhe pa rrogëtarët e shumtë.

(*) Dërguar nga autori, qëndrimet janë personale

KOMENTE