Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat/Beja:Raporti I Ekspertëve Të Ke-Së Do T'I Dorëzohet Qeverisë Shqiptare
English

Vizat/Beja:Raporti I Ekspertëve Të Ke-Së Do T'I Dorëzohet Qeverisë Shqiptare

TIRANË, 31 Korrik/ATSH, Anila Struga/.- Raporti i ekspertëve të Komisionit Europian për tre kushtet shtesë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë do t'i dorëzohet qeverisë shqiptare. Në një prononcim për mediat, kryetari i komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë, Fatos Beja tha se, raporti i ekspertëve në Bruksel i 25 korrikut do t'i kalojë qeverisë shqiptare për procedurë, duke i hapur rrugën përfundimtare procedurave të mëtejshme të institucioneve europiane në muajin shtator. "Ky raport do 't'i çohet qeverisë shqiptare, e cila gjatë muajit gusht, mund të bëjë dhe komentet e saj rreth tij. E rëndësishme është se konstatimet e ekspertëve europianë kanë qënë në përputhje me deklarimet e qeverisë për realizimin nga Shqipëria të kushteve, që u shtuan së fundi. Kjo shënon dhe mbylljen e historisë së ekspertëve që do të vijnë në Shqipëri për të parë ecurinë e çështjes së vizave, ndërsa hap siparin tjetër në shtator me diskutimin në Komisionin e Çështjeve të Brendshme, që pritet të jetë rreth datave 5-6 shtator", tha Beja. Sipas tij, më 21-23 shtator pritet të mbahet sesioni plenar i Parlamentit Europian, ku mund të diskutohet dhe njëkohësisht mund të ketë një takim të ri të Komisionit të Jashtëm të PE-së. "Me zhvillimin e këtyre procedurave procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë shkon drejt përfundimit të marrjes së vendimit dhe hyrjes në fuqi të tij, në pak muaj", tha kryetari i komisionit të Jashtëm. Më 27 Maj, kolegji i komisionerëve të KE-së i rekomandoi Këshillit të Ministrave dhe PE-së heqjen e vizave për Shqipërinë. Komisionerja për Çështjet e Brendshme në KE Cecilia Malstrom kërkoi nga pala shqiptare plotësimin e tre kritereve të paplotësuara përfundimisht si strategjia për të mbështetur integrimin e të riatdhesuarve, forcimi i zbatimit të ligjit dhe korniza ligjore për të luftuar krimin e korrupsionin, si dhe zbatimi i kornizës ligjore të konfiskimit të aseteve kriminale. /n.m/
KOMENTE