Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
29 Vjet Mtv
English

29 Vjet Mtv

--------------- 29 VJET MTV -Laboratori i kulturës popullore dhe simboli i kulturës qytetare të SHBA- TIRANE, 1 Gusht /ATSH/.-MTV mbush sot (1 gusht) njëzetë e nëntë vjet nga dita e parë e transmetimit, kur pa asnjë dyshim është cilësuar si një nga laborarorët më të mëdhënj të kulturës popullore amerikane, sikundër dhe si një simbol i kulturës qytetare të SHBA-së . Kjo hapësirë televizive konsiderohet po aq e famshme sa Coca Cola, por edhe si krijuesja e një gjuhe audiovizuale bashkëkohore që gjithnjë ka kërkuar të jetë pranë të rinjve. MTV lindi më 1 gusht 1981 në Fort Lee, Nju Xhersi dhe shumë shpejt arriti të përcjellë një koncept të ri në formën e të bërit televizion; një stacion i lehtë që i drejtohej ekskluzivisht adoleshentëve, muzikës që ata pëlqenin më shumë, sikundër edhe promovimit të këngëtarëve të rinj dhe të talentuar dhe që sillnin erë të re në muzikë. Dhe nga transmetimi i videos së parë muzikore e grupit britanik The Buggles e titulluar "Video Killed the Radio Star" , MTV, ka arritur gjithnjë të promovojë breza të rinj artistësh. Në fillim të dekadës së kaluar, por dhe më pas MTV, është i përcaktuar si "kanal i videove muzikore", ndërsa ka një identitet të konsoliduar si producent televiziv. Ky megastacion njihet për "stilin MTV", për planet e shkurtra, por edhe për një montazh dinamik aq të mirëpritur nga publiku. Në 1983, Michael Jackson ishte artisti i parë me ngjyrë, i cili u shfaq në MTV me vidoen ("Beat It") dhe më pas me "Thriller", e konsideruar si video muzikore artistike më e shtrenjtë në historinë televizive në atë epokë me një kosto prej 1,4 milion dollarë aktualë. "Era Madonna" do të mbërrinte në MTV, një vit më vonë, në 1984, me videon "Like a Virgin", e cila po në këtë vit arriti në majat e listave muzikore të momentit. Në 1985, MTV, filloi të ndryshojë formatin dhe të punojë për transmetimin e një serie "reality shows", me qëllim thithjen e audiencës së të rinjve. Por MTV, gjithashtu i atribuohet modelimi i programeve "Spring Break", kur regjistruan festat e këndshme të studentëve amerikanë gjatë pushimeve në plazhet e Miami dhe Kankun. Në 1988, MTV bëri një hap më shumë në televizionet e SHBA me krijimin e "Unë! MTV Raps", programi i parë që prezantoi artiste të rap dhe el hip-hop. Mes viteve 1993 dhe 1997, stacioni transmetoi programin e suksesshëm të animuar, "Beavis & Butt-Head", me protagonistë adoleshentë rebelë, më 1992 , "The Real world", programi i parë i "reality TV" ku u filmua jeta e shtatë njerëzve që bashkëjetonin në një shtëpi , për të kaluar më pas në krijimin e gjinisë së suksesshme "Jackass" në 2001 dhe me "The Osbournes" në 2002. Por, përveç programeve të suksesshme, MTV, kujtohet gjithashtu për disa momente te shkurtra skandali. Kështu nga arkiva e pasur që ka, nuk mund të harrohet puthja e gjatë e Madonnës me Britney Spears gjatë dorëzimit të çmimeve në 2003, apo gjoksi i çuditshëm i Janet Jackson në koncertin e organizuar në Superbowl në vitin 2004. MTV ka 129 programe të ndryshme në 179 vende ; transmeton në 28 gjuhë për një audiencë prej 500 milionë njerëzish./f.n/
KOMENTE