Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në rrugën Fier-Vlorë, gjashtë të plagosur
English

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, gjashtë të plagosur

Fier, 1 gusht, NOA Update – Shpejtësia e lartë dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugorë vijojnë të shkaktojnë aksidente në rrugët e vendit. Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur rëndë sot si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në aksin kombëtar rrugor Fier-Vlorë gjatë ditës së sotme. Automjetet “Mercedes-Benz” me targa Vl 2392 A dhe FR 5051 B, janë përplasur në afërsi të fshatit Ferras.

Sipas policisë personat e plagosur kanë qenë në dy automjetet tip “Benz”, që janë përplasur në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u ka dhënë ndihmën e shpejte duke i dërgua në spitalin rajonal.

NOA

KOMENTE