Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bisedime Peres – Mubarak për Lindjen e Mesme
English

Bisedime Peres – Mubarak për Lindjen e Mesme

Kairo, 1 gusht, NOA - Presidenti izraelit, Shimon Perez dhe homologu i tij egjiptian, Hosni Mubarak diskutuan sot në Kairo hapësirat ku mund të bazohet nisja e një faze të re bisedimesh, mes Izraelit dhe Palestinës.

Duke patur si objektiv arritjen e një marrëveshje të paqes në Lindjen e Mesme, dy personalitetet diskutuan mbi mënyrën si do kalohet nga bisedimet shumëpalëshe, në ato mes Izraelit dhe Palestinës.

Sipas presidentit egjiptian, Mubarak kjo është mënyra e vetme për të arritur në një zgjidhje të dobishme për të dyja palët.

Këto bisedime, tha Mubarak, “duhet të jenë serioze, me një kohëzgjatje të caktuar dhe tema konkrete”.

Sipas tij, Izraeli mund të bëjë akoma më shumë për të rikthyer besimin e humbur në Bregun Perëndimor.

Pas takimit, presidenti izraelit, Shimon Perez nuk bëri asnjë koment rreth bisedës me liderin egjiptian.

mit/NOA

KOMENTE