Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Disa Mijëra Pushues Në Plazhet E Vijës Bregdetare Të Qarkut
English

Durrës: Disa Mijëra Pushues Në Plazhet E Vijës Bregdetare Të Qarkut

DURRES, 1 Gusht /ATSH-Gëzim Kabashi/. Disa mijëra pushues kanë mbushur sot plazhet e vijës bregdetare të qarkut të Durrësit nga Shkëmbi i Kavajës deri në kepin e Rodonit. Pas 24 orëve me mot të freskët të ditës së shtunë ku nuk munguan edhe shirat lokalë sot në rajonin detar të Durrësit mbizotëron moti i kthjellët, ndërsa temperaturat janë ringritur deri në 30 gradë. Sipas të dhënave operative të këshillit të qarkut e djela e parë e muajit gusht ka sjellë pushues ditorë jo vetëm në plazhin më të madh të vendit, por edhe në Currila, Kallm e Porto Romano, si dhe në plazhet e gjirit të Lalzit me një gjatësi prej rreth 20 km. Qindra autovetura si dhe autobuzë dhe furgonë të shumtë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në plazhin tradicional me gjatësi 3.4 km pranë Durrësit, ku çdo fundjavë pushojnë mesatarisht 200 mijë pushues-shtuan burimet e këshillit të qarkut, sipas të cilave mijëra pushues kanë shfrytëzuar trenat që nisen nga Tirana dhe Elbasani drejt qytetit bregdetar. Nga fillimi i këtij sezoni veror dhjetra mijë pushues të tjerë janë sistemuar në plazhet e Shën Pjetrit, që i përket komunës së Maminasit, si dhe në ato të Hamallajt (Sukth) dhe fshatit Rinia (Katund i Ri). Sot në këto plazhe që ndodhen nga 15-30 km larg qytetit të Durrësit parashikohet të bëjnë banjo dielli dhe uji një numër rekord pushuesish. Qarku i Durrësit ka një vijë bregdetare prej 61.8 km në pjesën jugore të detit Adriatik. Rikonstruksioni dhe hapja e disa rrugëve që bashkojnë plazhet me superstradën Tiranë-Durrës si dhe ndërtimi i infrastrukturës turistike në bregdet e ka rritur ndjeshëm numrin e pushuesve vendas dhe të huaj që zgjedhin Durrësin gjatë stinës së nxehtë. /f.n/
KOMENTE