Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fluks Emigrantësh Në Kapshticë, Rreth 5000 Persona Hynë Brenda Një Dite
English

Fluks Emigrantësh Në Kapshticë, Rreth 5000 Persona Hynë Brenda Një Dite

KAPSHTICË, 1 Gusht/ATSH-Behar Fejzulla/.- Rreth 5000 persona dhe 2150 automjete kaluan ditën e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në juglindje të vendit. Komandanti i Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës, Dritan Sheme, tha për ATSH-në se "midis personave që kanë hyrë sot në vendin tonë deri në orën 20:00 janë regjistruar edhe mbi 200 shtetas të huaj, që kanë ardhur për turizëm". Sipas tij, si nga pala greke, ashtu edhe nga pala shqiptare janë marrë të gjitha masat që të mos krijohen vonesa dhe radhë të gjata. "Në këtë pikë kalimi kufitar pala shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa pala greke me 3", nënvizoi Sheme duke shtuar se megjithëse pala greke punon me më pak sportele nuk janë krijuar vonesa. Një ditë më parë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës hynë rreth 4000 persona dhe 1700 automjete, ndërkohë që rreth datave 10-15 gusht pritet që numëri i emigrantëve, që kthehen për pushime në vendin tonë të rritet./k.s/
KOMENTE