Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gates: Tërheqja Amerikane Nga Afganistani Në 2011 Do Të Jetë E Kufizuar
English

Gates: Tërheqja Amerikane Nga Afganistani Në 2011 Do Të Jetë E Kufizuar

UASHINGTON, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates deklaroi sot se një numër i konsiderueshëm i ushtarëve amerikanë do të qëndronin në Afganistan pas nisjes së tërheqjes së tyre, që është parashikuar të realizohet në korrik të vitit 2011, duke e konsideruar largimin amerikan të "kufizuar". "Besoj se duhet të shprehur mesazhi që bën të ditur faktin se nuk do të largohemi nga Afganistani në korrik të vitit 2011", deklaroi Gates gjatë emisionit televiziv "This Week"(Këtë javë) të kanalit amerikan ABC. "Mendimi im është që fillimisht kjo tërheqje e trupave tona të jetë e kufizuar", deklaroi kreu i Pentagonit. Në terren, trupat amerikane vazhdojnë përballje me rebelët. Korriku i këtij viti ka qenë muaji më i përgjakshëm për trupat amerikane që prej fillimit të misionit në vitin 2001, me 66 ushtarë të vdekur./ /i.p/
KOMENTE