Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kakavijë, asnjë incident gjatë fluksit të hyrjes së emigrantëve dhe automjeteve
English

Kakavijë, asnjë incident gjatë fluksit të hyrjes së emigrantëve dhe automjeteve

Kakavijë, 1 gusht, NOA – Brenda 24 orëve të ditës së djeshme nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, kanë hyrë në territorin shqiptar 6100 shtetas dhe 2000 automjete.

Burime nga drejtoria rajonale për kufirin dhe emigracionin, në Gjirokastër, thanë për agjencinë NOA se “gjatë ditës së sotme deri në këto momente, kanë hyrë 4900 shtetas shqiptarë dhe 290 shtetas të huaj, pra turistë dhe vizitorë, si dhe 1550 automjete”.

Drejtoria rajonale e Gjirokastrës, sqaron se në pikën e Kakavijës, në pjesën shqiptare të kufirit, po punohet me 8 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa nga pala greke në dalje me 4 sportele dhe në hyrje me 3 sportele.

Sipas drejtorisë për kufirin dhe emigracionin, mësohet se në këtë pikë, ku hyjnë pjesa më e madhe e emigrantëve nga kufiri grek, nuk ka radhë apo probleme të tjera, por gjithçka ka vijuar normalisht.

Sipas burimeve bëhet e ditur se aktualisht fluksi është në rënie dhe pritet të ketë rritje të këtij fluksi, në ditët në vijim.

Sa i përket akseve rrugore nacionale, që mbulon Njësia Rajonale për Sigurinë Rrugore, mësohet se këto akse janë të mbuluara me shërbim 24 orë.

Kjo drejtori thekson se gjatë gjithë sezonit veror dhe turistik nuk ka patur asnjë aksident të shkaktuar nga emigrantët apo turistët.

Po kështu falë masave të marra nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, në të gjitha qendrat e banuara dhe pikat turistike nuk është shënuar asnjë incident me emigrantët apo me turistët.

mit/NOA

KOMENTE