Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kamionistët grekë ndërpresin grevën
English

Kamionistët grekë ndërpresin grevën

Athinë, 1 gusht, NOA – Kamionistët grekë kanë vendosur ndëprerjen e grevës të nisur disa ditë më parë.

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme, ata vendosën t’i japin kohë qeverisë për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre.

Në njoftimin e tyre për shtyp, thuhet se vendimi u mor me pëlqimin e shumicës, duke marrë në konsideratë edhe problemet e krijuara gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, kamionistët kanë paralajmëruar rikthimin në grevë, nëse qeveria nuk do të përfshijë në reformën e liberalizimit të këtij sektori edhe sugjerimet e tyre.

Qeveria socialiste ka ndërmarrë një reformë në sektorin e transportit privat, duke rritur vlerën e liçensës për kamionët e transportit, taksat dhe sigurimet shoqërore.

Greva e kamionistëve krijoi probleme të mëdha si në rrugët nacionale ashtu edhe në furnizimin e pikave të karburantit.

Projektligji, që parashikon një reformë të thellë në sektorin e transportit privat pritet të kalojë në parlamentin grek në fund të muajit shtator.

mit/NOA
KOMENTE