English

Kanada - Dy Zjarrfikës Të Zhdukur Nga Zjarret Në Vankuver

MONTREAL, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Një vatër e madhe zjarri në një rajon pyjor ka shkatërruar sot shumë zonën perëndim të Kanadasë, ku një avion zjarrfikës u rrëzua natën e kaluar me dy prej anëtarëve të ekuipazhit në bord, njoftuan burime nga ekipet zjarrfikëse dhe burime zyrtare. Një helikopter u dërgua menjëherë në vendngjarje, në afërsi të Lyton, në verilindje të Vankuverit, rajon perëndimor i Kolumbisë Britanike, sipas të njëjtit burim, por nuk ka mundur të afrohet për shkak të zjarreve përreth. "Nuk mund të shikohet asgjë as në rreze të shkurtër, sepse vendi është përfshirë nga zjarret", deklaroi për AFP Dom Lassonde, i qendrës së koordinimit të ekipeve të shpëtimit në Viktoria./ /i.p/
KOMENTE