Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi; Partia Socialiste Të Kontribuojë Pozitivisht Për Ekonominë E Shqiptarëve
English

Lsi; Partia Socialiste Të Kontribuojë Pozitivisht Për Ekonominë E Shqiptarëve

-Deklaron, Ardit Çela, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI)- TIRANE, 1 Gusht /ATSH/- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI) i bën apel Partisë Socialiste të heqë dorë nga qëndrimet dhe sulmet e papërgjegjshme dhe të paraqesë alternativa konstruktive për qeverisjen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojë pozitivisht për ekonominë e shqiptarëve. Ardit Çela, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, tha sot në një konferencë për shtyp se, "përpjekjet e Partisë Socialiste për të përkeqësuar situatën ekonomike të vendit, për të përhapur panik, duke sulmuar investitorët e huaj, duke sulmuar besueshëmrinë e sistemit bankar, besueshmëri e konfirmuar nga të gjithë partnerët ndrëkombëtarë, tregon në fakt një politikë të paprinciptë, e cila nuk synon thjesht të dëmtojë qeverinë, por ajo që është më e rënda , të cënojë sigurinë dhe mirëqënien e të gjithë shqiptarëve". Sipas tij, në vend që Partia Socialiste, si shumë opozita të përgjegjshme në vende të tjera, në këto momente tejet të ndjeshme për shkak të krizës botërore, të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive për të përmirësuar më tej situatën ekonomike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, përkundrazi ndjek një politikë destruktive, bllokuese dhe tejet të rrezikshme për stabilitetin ekonomik. Pavarësisht nga vështirësitë e imponuara, theksoi Çela, si rrjedhojë e rrethanave globale, Shqipëria ka treguar qëndrueshmeri dhe stabilitet ekonomik, ku sigurisht që pritet progres i vazhdueshëm. /e.xh/f.n/
KOMENTE