Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: PS të heq dorë nga sulmet e papërgjegjshme
English

LSI: PS të heq dorë nga sulmet e papërgjegjshme

Tiranë, 1 gusht, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar sot Partinë Socialiste se po dëmton sigurinë e biznesit dhe të bankave me deklaratat e përsëritura për krizë ekonomike.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela në një deklaratë për mediat u shpreh se PS-ja duhet të heq dorë nga sulmet e papërgjegjshme dhe të bëhet një forcë konstruktive për integrimin e vendit dhe reformat europianizuese.

“Ftojmë Partinë Socialiste të ndryshojë sjellje, të heqë dorë nga qëndrimet dhe sulmet e papërgjegjshme, të paraqesë alternativa konstruktive për qeverisjen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojë pozitivisht për ekonominë e shqiptarëve”, u shpreh Çela.

Ai u ndal në deklaratat e fundit të PS-së që theksojnë rëndimin e bilancit ekonomike\, duke i cilësuar ato si përpjekje për të përhapur panik, duke sulmuar investitorët e huaj. Çela tha se deklaratat e PS-së nuk synojnë thjesht të dëmtojë qeverinë, por sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.

“Në vend që Partia Socialiste, si shumë opozita të përgjegjshme në vende të tjera, në këto momente tejet të ndjeshme për shkak të krizës botërore, të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive për të përmirësuar më tej situatën ekonomike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, përkundrazi ndjek një politikë destruktive, bllokuese dhe tejet të rrezikshme për stabilitetin ekonomik”, u shpreh Çela.

NOA

KOMENTE