Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbytet 21 vjeçari në liqenin e Ohrit
English

Mbytet 21 vjeçari në liqenin e Ohrit

Ohër, 1 gusht, NOA - Një pushues 21 vjeçar nga Prilepi është mbytur të shtunën pasdite në ujërat e Liqenit të Ohrit. Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në ato momente në plazhin e Ohrit, djaloshi duke lëvizur me pedalino, ka kërcyer në ujë për tu freskuar dhe ka përfunduar në fund të ujërave të liqenit.

Të pranishmit janë përpjekur për ta ndihmuar, por nuk kanë arritu ta shpëtojnë dot të riun.

Edhe ndërhyrja e mjekëve të urgjencës pas nxjerrjes së trupit nga liqeni nuk ka arritur ta shpëtojë të riun 21 vjeçar.

Autoritetet maqedonase kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar në lidhje me shkaqet që sollën vdekjen e tij.

Në plazhet e Ohrit dhe Strugës ka ekipe shpëtimi, që kujdesen për hapësirën dhe zonën e shënuar në plazhe, por jashtë zonës së shënuar ata “nuk mbajnë përgjegjësi” dhe pikërisht jashtë kësaj zone ka ndodhur tragjedia e djeshme, e cila është viktima e parë e këtij viti në ujërat e Liqenit të Ohrit.

NOA/INA

KOMENTE