English

Njëqind të arrestuar në demonstrata në Rusi

Moskë, 1 gusht, NOA - Në kryeqytetin rus Moskë dhe në Shën Petersburg policia ka shpërndarë demonstratat që zhvilloheshin atje dhe ka arrestuar gati 100 opozitarë.

Mes 30 të marrëve në pyetje në Moskë, bën pjesë edhe ish zëvendëskryeministri, Boris Nemzov.

Sipas agjencive të lajmeve në demonstratën e Moskës morën pjesë disa qindra vetë, kurse në Shën Petersburg rreth 300.

Masat e policisë nuk janë shoqëruar me akte dhune. Ndërsa protestuesit kanë kritikuar politikën e ndjekur nga presidentin Medvedev dhe nga kryeministri Putin.

NOA/DV

KOMENTE